Vuçiq: Sërbia pavarësisht presionit që ka, nuk mundet dhe nuk do t’i kthejë shpinën RS

Predsednik Srbije Aleksandar Vučić u Srbcu
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot gjatë vizitës në një kopësht në Komunën e Sërbcës në Republikën Sërbe të Bosnjës, se Sërbia pavarësisht presionit të madh nga jashtë, nuk mundet dhe nuk do t’i kthejë shpinën RS.

"Jam i lumtur që sot mundëm të bisedonim gjatë në manastirin e Osovicës dhe me patriarkun Porfirije. Këto nuk ishin biseda të lehta, duke marrë parasysh situatën me të cilën po përballemi si popull” u tha Vuçiq gazetarëve.

Nesër, përmes konkluzioneve zyrtare të autoriteteve më të larta, do të thuhet qartë se Sërbia, respekton integritetin e B&H dhe në këto momente të vështira, për shkak të presioneve të mëdha nga jashtë, nuk mundet, nuk ka të drejtë, nuk guxon dhe nuk do t’i kthejë shpinën Republikës Sërbe pavarësisht se e di se për të, do të jetë barrë më shumë mbi shpinën e vet, bëri të ditur Vuçiq.

"Por ajo që thashë është vetëm formalisht e saktë, ndërsa logjikisht është e pakuptimtë, sepse nuk e kuptoj se si mund të sillemi si gjithë të tjerët ndaj RS, si duhet të sillemi për shkak të familjeve tona, sepse i përkasim të njëjtës racë" ka thënë presidenti Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se Sërbia në përputhje me marrëveshjet rreth lidhjeve paralele me RS, marrëveshjen e Dejtonit dhe Kartën e KB, përherë do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar popullin në Republikën Sërbe të Bosnjës.

"Para nesh janë bisedime të rëndësishme politike, për herë të parë do të shkojmë nesër në Petrovac ku shënohet përvjetori i ’Stuhisë’. Me patriarkun kemi biseduar për të gjitha

vështirësitë dhe gjithçka që kemi para. Situata është e komplikuar, por me gjithë këtë, nuk kemi ku të shkojmë, do të luftojmë dhe besoj se do të arrijmë të shpëtojmë veten, popullin tonë dhe mbi gjithçka të dalim, sigurisht jo të dobët dhe nëse jemi të zellshëm dhe këmbëngulës, atëherë disi më të fortë” tha Vuçiq.

Dodik: Hera e parë që presidenti i Sërbisë po qëndron dy ditë në Republikën Sërbe

Presidenti i RS, Millorad Dodik, theksoi se kjo vizitë e Aleksandër Vuçiqit është hera e parë që një president i Sërbisë qëndron në Republikën Sërbe dy ditë.

“Derimë sot kjo kurrë nuk ka ndodhur, ndaj të gjithë kemi arsye të jemi të lumtur” tha Dodik.

Siç tha ai, gjatë ditës me Vuçiqin dhe patriarkun e KOS, ka diskutuar për çështje të rëndësishme dhe situatën aktuale-si të koordinohen aktivitetet në projektet ekonomike, infrastrukturore dhe projekte të tjera, të cilat janë përmendur më herët.

“E gjithë kjo falë lidershipit të Sërbisë, e cila përkundër faktit se përballet me probleme të theksuara lidhur me Kosovën e Metohinë dhe disa çështje të tjera, nuk e harron RS” theksoi Dodik.

Ky i fundit tha se politika e presidentit të Sërbisë për të ruajtur paqen në Republikën Sërbe në B&H por edhe të ndihmojë të gjithë në B&H e veçanërisht RS si pasojë e lidhjeve speciale, çka është "politikë që i përshtatet ambicieve politike në RS".

Vuçiq qytetarëve të Sërbcës: Ju falenderoj pa kufi që doni Sërbinë

Vuçiq në Sërbce, para kopshtit "Sërbia" të cilën Beogradi investoi, ka falenderuar qytetarët të cilët kishin ardhur për t’a pritur dhe përshëndetur.

Vuçiq deklaroi se ky është një popull në dy anët e lumit Drina, ndonëse prej dekadash disa janë përpjekur të bëjnë dy popuj nga një që janë.

“E jona është që, duke mos kërkuar asgjë të huaj, duke respektuar integritetin e B&H dhe gjithçka që duan, kurrë nuk duhet të heqim dorë nga fakti se i përkasim të njëjtës racë, se kemi të njëjtën gjuhë, alfabet, na duhet të jemi gjithmonë pranë njëri-tjetrit” tha presidenti i Sërbisë.

Ky i fundit tha se me udhëheqjen e RS gjatë ditës ka pasur biseda të gjata jo të lehta, të sinqerta dhe të hapura pasi situata nuk është e lehtë për askënd, por duhet t’a dinë se Sërbia kurrë nuk do t’a harrojë apo heqë dorë nga populli i vet dhe kurrë më nuk do të jetë bllokadë në Drinë, as të kthejë kokën anash, kur është fjala për pozitën e sërbëve.

Sërbët, nënvizoi ai, dëshirojnë të jenë vetvetja, të mbijetojnë, të ruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre, pa prekur askënd.

Vuçiq kujtoi se as situata ekonomike në kushtet e konfliktit të luftës në Ukrainë dhe të gjitha presioneve, nuk është e thjeshtë, por Sërbia do t'i ofrojë mbështetje të konsiderueshme Republikës Sërbe.

"E dimë se do të ketë goditje të përqëndruar nga kjo anë, për të treguar se RS nuk mund të mbijetojë dhe se kemi nevojë për dikë tjetër, nga jashtë, i madh, të cilin duhet t’a lusim, dhe të bëjmë lëshime të mëdha politike" vuri në dukje Vuçiq.

Ky i fundit tha se Sërbia përherë do të ndihmojë njerëzit e vet në RS, ashtu sikurse nuk ka asgjë kundër të tjerëve që të ndihmojnë boshnjakët në Sërbi.

“Askush nuk mund të n’a pengojë të respektojmë B&H, përherë duam Republikën Sërbe” tha Vuçiç dhe falënderoi të gjithë qytetarët që erdhën për t’a përshëndetur:

"Falenderime pafund që e doni Sërbinë, ashtu sikurse Sërbia ju do. Rroftë Sërbia, rroftë Republika Sërbe".