Vuçiq: Serbia punon për stabilizim dhe do të vazhdojë të respektojë të drejtën ndërkombëtare
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot, lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, theksoi se Serbia po punon për stabilizimin e situatës dhe do të vazhdojë të punojë për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
I pyetur në lidhje me deklaratën e Kurtit se Serbia nuk ka hequr dorë nga destabilizimi i Kosovës dhe se e konsideron atë territor të saj, Vuçiq theksoi se Serbia po punon për stabilizimin e situatës.
“Serbia po punon për stabilizimin e situatës dhe do të vazhdojë të punojë për respektimin e së drejtës ndërkombëtare publike, Rezolutës 1244, Kartës së OKB-së dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, tha Vuçiq gazetarëve.
Ai, ndër të tjera, theksoi se në ditët në vijim pret një bisedë me fituesin e zgjedhjeve hungareze, liderin e Tisës, Peter Magyar.
“Pres në ditët në vijim një bisedë të detajuar, të thelluar, serioze dhe të përgjegjshme me Peter Magyar për marrëdhëniet serbo-hungareze dhe besoj se do të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie të mira mes popujve tanë vëllazërorë dhe vendeve mike”, shtoi Vuçiq.
0 komentet