Kollakoviq: Presionet ndaj vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën janë të qëndrueshme dhe do të intensifikohen
Me rastin e vendimit të qeverisë spanjolle që njohu pasaportat e Kosovës dhe kjo vetëm pas disa ditësh pasi shefi i diplomacisë britanike Dejvid Kameron në Prishtinë premtoi ndihmë për përfitim të njohjeve të reja, bashkëpunëtorja e lartë shkencore, historiane dr Aleksandra Kollakoviq thotë se duhet të kemi parasysh se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës ka hyrë në një fazë komplekse dhe se aktorët e ndryshëm politikë janë në anë të ndryshme dhe që janë involvuar më shumë në këtë proces, janë të pranishëm në rajon.
"Këtë e tregoi dhe vizita e Kameronit e cila ishte shumë interesante, kjo është një prej atyre vizitave të tij të para në pozitën e shefit të diplomacisë. Nga ana tjetër kemi liberalizimin e vizave e cila është jashtëzakonisht domethënëse në aspektin e eurointegrimit rajonal dhe ajo është deri diku ndikuese tek ky vendim i qeverisë spanjolle që të njohë pasaportat kosovare. Sigurisht kemi marrë për këtë akt, sqarime se nuk bëhet fjalë për njohjen e Kosovës por në atë që qytetarët e të ashtuquajturës Kosovë të mund të udhëtojnë në të gjitha vendet e BE ashtu sikurse dhe në Spanjë. Dhe në këtë kontekst prej kohësh kemi ndjekur disa rrethana individuale diktojnë që aktorë të ndryshëm të reagojnë ndaj ngjarjeve të caktuara. Në këtë rast, liberalizimi dhe shtetet e reja që do të njihnin zgjerimin në fakt janë disa kanale të disa presioneve diplomatike, iniciativave, përpjekjeve për pozicionimin më të mirë të aktorëve para negociatave të reja, pra vazhdimit të tyre”, thotë Kollakoviq për Kosovo Onlajn.
Kjo e fundit tregon se në shekullin XXI ndryshe nga shekulli XX kur kishim marrëdhënie të qarta mes vendeve në vështrimin se nëse ndonjë shtet njihej apo jo, tani këto marrëdhënie janë disi ndryshe.
“Në disa segmente, kur kjo dëshmon si domethënëse, shtete të ndryshme apo shtete të caktuara as nuk njihen, ndonëse ne këtë e njohim si disa elementë të shtetësisë. Nga ana tjetër, në rastin konkret kur shikojmë Spanjën, ajo u përpoq të mundësonte vetëm një hapësirë komunikimi, e sërish të mbetej në pozitat e vjetra”, thekson bashkëbiseduesja jonë.
Kur është fjala rreth pesë shteteve të BE që nuk e njohin Kosovën-Spanjën, Greqinë, Sllovakinë, Rumaninë dhe Qipron-Kollakoviq thekson se kjo është e rëndësishme për pozicionin e Sërbisë në negociata.
"Gjithashtu dimë që këto presione ndaj tyre që janë të vazhdueshme, do të rriten. Se në cilin drejtim do të avancojnë, vështirë të thuhet, kjo varet nga shtete të caktuara. Jemi të ndërgjegjshëm për shtete të caktuara sidomos tani dhe pas kësaj krize dhe luftërash, jashtëzakonisht mbrojnë interesat kombëtare. Kur është fjala rreth Spanjës, mendoj se këtu ka qëndrime mjaft të palëkundura kur është fjala për çnjohjen e Kosovës, por e dini, në ndonjë iniciativë diplomatike dhe në ndonjë rrethanë të mundshme diplomatike, do të shikojmë sesi do të zhvillohet më tej situata" thotë ajo.
Kollakoviq thotë se në kontekstin e ndonjë uniteti europian, po ushtrohet presion i fortë ndaj këtyre pesë anëtarëve të BE, por shton se kjo nuk është e ndonjë date të re, por egziston qysh nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
"Në këto kushte komplekse, këtu presioni është më i madh. Pra këtu janë të mundshme edhe koncesione të caktuara. Por, natyrisht, deklarata e Kameron duhet parë në dritën e forcimit të pozitës britanike në këto marrëdhënie dhe në hapësirën e Ballkanit dhe këtë qëndrim të palëkundur që daton prej kohësh që në fakt është qëndrim për finalizimin e procesit të pavarësisë kosovare” thekson Kollakoviq.
0 komentet