Vuçiq: Të gatshëm për kompromis-hiqni kryekomunarët fals dhe formoni BKS
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se situata në Kosovë është e komplikuar dhe për këtë shqetësohet dhe se Sërbia është e gatshme për kompromis, por Prishtina duhet të heqë kryekomunarët e rinj fals në veri dhe të të vihet në lëvizje për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe.
"Jemi të gatshëm për kompromis, veçse ju lutem hiqni kryekomunarët fals nga godinat komunale, le të dorëhiqen. Jemi të gatshëm për kompromis, por vihuni në lëvizje për formimin e BKS" ka thënë Vuçiq në emisionin "Cirilik" në TV Hepi me drejtues gazetarin Milomir Mariq.
Vuçiq përcolli për shikuesit se ka pasur bisedime të vështira në lidhje me Kosovën.
"Nuk e kam pasur aspak të lehtë bisedën me Mirosllav Llajçakun, më shumë me përfaqësuesin amerikan si dhe një prej përfaqësuesve më të lartë të BE dje në mbrëmje vonë. Situata po komplikohet dhe kjo më shqetëson" ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit u shpreh se Ushtria e Sërbisë kaloi në një shkallë më poshtë të gatishmërisë luftarake.
"Por, kemi numër të mjaftueshëm ushtarësh për të ndihmuar popullin tonë" nënvizoi ai.
Vuçiq tha se nuk e përjashton mundësinë që dikush dëshiron konflikte duke shtuar se kjo dëshirë egziston tek tre apo katër vende.
"Mendoj se nuk duhet të them se cilat janë këto vende" ka shtuar ai.
Vuçiq ka thënë se në Kishinjev ka pasur bisedime mjaft të vështira veçanërisht me kancelarin gjerman Olaf Sholc dhe presidentin e Francës Emanuel Makron.
"Kancelarin Sholc e çmoj jashtëzakonisht, me presidentin Makron jam i afërt politikisht. Ishte bisedë mjaft e vështirë. U thashë në një moment se nuk mendoj që kjo është e drejtë e as për ta nuk ishte e thjeshtë. Duhet t’i kuptojmë, ata nuk duan luftë, konflikt. E jona është që të ruajmë paqen, interesin e popullit tonë, që populli ynë të mbijetojë. Sepse nuk është e lehtë të bisedosh as me sërbët e Kosovës" ka sqaruar ai.
Vuçiq ka thënë se duhet të kujdeset për interesat e qytetarëve në mbarë Sërbinë.
Ai ka bërë me dije se në të gjithë botën presin zgjedhjet presidenciale amerikane ndërkohë që për Sërbinë, muajt korrik dhe gusht janë shumë të rëndësishme, sidomos nëse vjen Xhim O’Brajan duke thënë se ky njeri i kupton gjërat dhe të dëgjon.
"Me të nuk ka lojëra dhe ai nuk është i informuar vetëm nga sektori i OJQ, por shikon gjithçka dhe kupton gjithçka. Ai është jashtëzakonisht inteligjent, ashtu sikurse dhe Kristofer Hill”, tha Vuçiq.
Ky i fundit ka përsëritur se është shumë i shqetësuar për Kosovën, sepse nesër do të prezantohen raportet e Zhozef Borellit, Mirosllav Llajçakut e të tjerëve dhe se do të ketë propozime për masa të ndryshme.
Vuçiq tha se vendet e BRIKS po bëhen më të forta në botë, sepse po i bashkohen jo vetëm vende të Amerikës së Jugut dhe Afrikës, por edhe vende më të rëndësishme të Gjirit, Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai tërhoqi vëmendjen se ndryshime të mëdha po ndodhin dhe në skenën politike gjermane, sepse e djathta po forcohet dhe po rritet në opsionin më të fortë politik, me mbështetje më të madhe nga qeveria aktuale gjermane.
Për hartimin e Statutit të BKS, nuk është i autorizuar Edi Rama
I pyetur për projekt-statusin e BKS që i është dërguar kancelarit gjerman Sholc dhe presidentit Makron prej kryeministrit shqiptar Edi Rama, Vuçiq ka thënë se e respekton mjaft shefin e qeverisë shqiptare, por nuk është i autorizuar për dorrëzimin e statutit.
"Për dorrëzimin e statutit, kompetent është vetëm Ekipi Drejtues sërb. Mesa di unë Edi Rama nuk është anëtar i këtij ekipi dhe nuk është as Kurti" nënvizoi ai.
Vuçiq ka thënë se në fund duhet të jetë ashtu sikurse është dakordësuar për t'i kujtuar gjithmonë se duhet t'i kthehen asaj që është shkruar në letra.
“Sërbët dhe Ekipi Drejtues duhet të shkruajnë statutin e BKS. Ne nuk kemi çfarë të negociojmë. Vetëm na jepni parimet, organet e BKS siç janë negociuar dhe siç kam iniciuar në vitin 2015 me Isa Mustafën”, ka nënvizuar ai.
Vuçiq tha se kjo nuk do të ndodhë, sigurisht derisa Kurti është në pushtet.
"Ajo çfarë do të ndodhë ndërkohë, është ajo që më shqetëson. Jam shumë i shqetësuar sepse kam frikë se përshkallëzimi i mëtejshëm po vjen. Ukrainasit sapo kanë filluar ofensivën. Do të pasohet me presion akoma më të madh" spegoi ai.
Vuçiq i‘u referua edhe disa deklaratave se ka premtuar se do të njohë Kosovën, duke pyetur se kujt i’a ka thënë këtë ndonjëherë.
"Kanë kaluar 11 vjet që pretendojnë se duhet të përmbush diçka. Dhe ata e thonë haptazi se do t'u shërbejnë të huajve. Unë nuk do t'u shërbej, veçse vendit tim, qytetarëve dhe popullit tim", theksoi ai.
Vuçiq nuk ka dashur të komentojë deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për Kosovën, duke theksuar se ajo është një grua shumë e rëndësishme për vendin tonë.
Duke folur për Albin Kurtin, Vuçiq tha se është nxënës i Adem Demaçit.
“Ai është nxënës i Adem Demaçit dhe nuk ka biogradi lufte ndonëse do të donte ta kishte. Nuk do të doja të ndodhte, sepse po përpiqem të ruaj paqen dhe stabilitetin” nënvizoi presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit spegoi se në fund të fundit është se Kurti në Ohër bëri më të mirën për të vetën dhe se ai si president i Sërbisë, bëri më të mirën për popullin sërb dhe këtë në kushte pothuajse të pamundura sepse shumica e vendeve e njohën pavarësinë e Kosovës.
Ai tha se falë angazhimit të qeverisë aktuale, 28 shtete kanë tërhequr njohjet e Kosovës.
0 komentet