Vuçiq: Bisedime komplekse rreth Kosovës, nga e premtja me sërbët e Kosovës

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se bisedimet e mbrëmshme me përfaqësuesit specialë të BE dhe SHBA Mirosllav Llajçak ishin komplekse për Kosovën ndërkohë që në fundjavë do të bisedojë me sërbët e Kosovës.

"Mbrëmjen e djeshme kemi pasur bisedime mjaft komplekse të cilat kanë vijuar edhe sot, kam biseduar dhe me të dërguarin britanik për Ballkanin Perëndimor Stjuart Piç për të vazhduar me sërbët e Kosovës e Metohisë prej të premtes e deri të dielën" ka thënë Vuçiq gjatë fjalimit drejtuar publikut.

Presidenti ka falenderuar popullin sërb në Kosovë për atë që ka theksuar, po luftojnë për të drejtat e tyre në mënyrë paqësore dhe dinjitoze.

“Shteti i Sërbisë do të jetë përherë me ta. E rëndësishme është të ruajmë paqen dhe të tregojmë që ne mundemi të bisedojmë me të gjithë, në dallim me disa të cilët mendojnë se provokimet mund të zgjidhin problemet e tyre” ka thënë Vuçiq.

Nesër, tha ai, do të ketë tërë ditën bisedime me presidenten e Indisë vizita e së cilës është nder i madh për Sërbinë, shtoi ai.

“Besoj se kjo do të kontribuojë në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe bashkëpunimit ekonomik. Këto janë gjëra të rëndësishme” ka thënë Vuçiq.

Pyetjes sesi do t’a komentonte fjalën e shefit të kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Veliaj i cili ka përmendur “Majdanin sërb” dhe përse shqiptarët i presin me padurim protestat në Beograd, Vuçiq tha se për të gjithë të cilët nuk i duan të mirën Sërbisë, përgjigja më e mirë është-paqe, qetësi dhe seriozitet.

“Nuk mendoj se fakti që shqiptarët po gëzohen flet keq për ata që po protestojnë, edhe pse jo për të gjithë. Mendoj se përgjigja më e mirë atyre të cilët nuk i duan të mirën Sërbisë dhe e di që Blerim Veliu nuk i do të mirën është-paqja jonë, qetësia dhe stabiliteti” ka thënë presidenti Vuçiq.