Vuçiq: Nuk po përatitemi për luftë, Kurti është nervoz edhe kundër Sërbisë "aureolë e fituesit të luftës"
Beogradi nuk po përgatitet për luftë në Kosovë, ka thënë mbrëmjen e sotme presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq duke theksuar se Albin Kurti është nervoz pasi nuk është i sigurtë as sesi do të përfundojë lufta në Ukrainë dhe as sesi do të përfundojnë zgjedhjet në SHBA, e më pas dëshiron të ndodhë diçka që do të shkaktonte ndërhyrjen e Nato-s, ndërsa ai të merrte rolin e "aureolës së fituesit të luftës".
Pyetjes nëse është i gatshëm Beogradi për luftë për të cilën në dy ditët e fundit Kurti po flet, duke i’u referuar pamjeve në të cilën shifen pjestarë të ushtrisë sërbe jo larg nga "kufiri" me Kosovën, Vuiq për TV Prva ka thënë se Sërbia nuk përgatitet për luftë.
"E para, unë aty nuk e njoh kufirin, por linjë administrative. Pamja që tregon është prej zonës tokësore të sigurisë ku sipas marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës dhe Rezolutës 1244 të KS të KB, kemi të drejtë t’a ruajmë e mbrojmë", ka thënë Vuçiq dhe precizoi se aty tashmë ndodhet numër dukshëm i paktë i ushtarëve sesa ç’ka qenë më herët, por të mirëstërvitur.
Ai shtoi se Ushtria e Sërbisë po mirëbashkëpunon me Kfor dhe se këtu nuk ka ndonjë problem.
"Kurti është mjaft nervoz dhe kjo shikohet sipas deklaratave të analistëve nga Perëndimi, sepse nuk është i sigurtë sesi do të përfundojë lufta në Ukrainë dhe as zgjedhjet amerikane. Dhe se do të donte që sa më parë të ndodhte diçka e të kishte ndërhyrë NATO, ndërsa ai mund të kishte fituar aureolën e një fituesi të luftës ndaj Sërbisë” ka thënë Vuçiq.
Prandaj, nënvizon ai, Sërbia reagon paqësisht, me durim, zgjuarsi, sepse nuk nevojitet luftë, por paqe.
Duke komentuar atë çfarë Kurti si kërcënim prezanton në fjalët e tij se Sërbia do të presë momentin e duhur për veprim, Vuçiq ka thënë se mundet vetëm të përsërisë vetëm fjalinë e tij:
"Sërbia nuk do të nxitojë në konflikte luftarake, në të cilat disa do t’a nxisin, as nuk do të bëjë atë që disa presin. Sërbia po ndryshon qasjen e vet dhe do të presë momentin e favorshëm për veprim politik".
Pyeti-ku është këtu thirrja për çfarëdolloj lufte.
Tek fjalët e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Xhejms O'Brajan se “Vuçiq di se Uashingtoni e konsideron të papranueshëm përdorimin e forcës ndaj Kosovës”, thotë se për të ai qëndrim i SHBA është i njohur dhe se kjo është po aq i papranueshëm sa përdorimi i forcës kundër Sërbisë në vitin 1999 kur u shemb e drejta ndërkombëtare.
"Por ata janë të mëdhenj, ndërsa ne do të jemi të durueshëm, të mençur dhe do të presim mundësi tjetër politike. Askush nuk do t'i lajë kurrë për atë çka bërën në vitin 1999. Më mirë të heshtin sesa të flasin për të gjitha këto në ditët e kaluara...Ata duhet të justifikohen, sepse e dinë se Putini do t'i detyrojë të paguajnë nëse kalon Dnjeparin afër Hersonit... Ai do t'u thotë-ju keni një Kosovë, kurse unë kam katër ose pesë Kosova”, konstatoi presidenti i Sërbisë.
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës-“de fakto” dëbim i Sërbisë nga kjo organizatë
Vuçiq theksoi dhe se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës do të ishte dëbim “de fakto” i Sërbisë nga kjo organizatë.
Tha se do të jetë shumë e pakëndshme kur të dëgjohet se si fuqitë botërore e kanë gënjyer Sërbinë në lidhje me Këshillin e Europës.
"Nuk ka problem, ju shkoni me të, ndërsa pastaj do të shikojmë nëse Sërbia do të qëndrojë apo jo në Këshillin e Europës. Epo, le të shikojmë ndoshta ju pëlqen të keni Prishtinën më shumë sesa Beogradin dhe Sërbinë në Këshillin e Europës", tha Vuçiq duke i’u përgjigjur pyetjes se a do të pranohet Kosova në KE pas zbatimit të vendimit për kthimin e pronave manastirit të Deçanit.
“Nuk e di a do të jetë pikërisht 27 marsi, dikush 27 do. Sepse, çfarë i intereson. Ata do të shikojnë surpriza, mbarë bota do të mësojë se çfarë gënjeshtarësh janë. Nëse analizoni hartën europiane, 200 nga këta të këqinjtë çka flasin kundër Sërbisë, kurrë nuk do të shikohen në Parlamentin Europian... Që nga Viola fon Kramon e deri tek shumë të tjerë”, shpreh bindjen Vuçiq.
Ky i fundit theksoi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës, Sërbia vështirë se do t’a ndalë, pasi ky vendim do të merret në kundërshtim me të gjitha bisedat dhe marrëveshjet që kemi me të gjithë në Ballkanin Perëndimor.
Vuçiq kujton se BKS ishte kusht i të gjitha kushteve, por që tani "BKS nuk duket askund". Gjithashtu nënvizoi se sërbët nxiten dhe të nënshkruajnë peticione për shkarkimin e kryekomunarëve në veri pavarësisht premtimeve se kjo nuk është e domosdoshme.
"Ndokënd që ka besim bazik mund t‘a mashtrosh një herë, e besova. Bisedova me Llajçakun dhe Eskobarin dhe kam marrë garanci dhe nga BE dhe SHBA. I kam thënë Radojiçiqit dhe të tjerëve në Rashkë se nuk mund të marr asgjë më shumë se kaq. Më paralajmëruan se po gënjejnë dhe do i ndjekin si lepuj. U thashë se këto janë fuqi të mëdha dhe se kjo nuk do të ndodhë, ndërsa pas një muaji e gjysmë i ndoqën si lepuj”, tha Vuçiq, për rastin e Banjskës.
Ngado që të vendoset flamuri sërb-kjo është thirrje për luftë
Duke komentuar thëniet se ai, presidenti i Republikës Sërbe të Bosnjës Millorad Dodik dhe kryepeshkopi i KOS Porfirije prezantuan "programin sërb të mposhtjes" dhe se në 5 apo 6 maj do të "nisin fushatën, Vuçiq theksoi se bëhet fjalë rreth "llafazanërisë", ku për të nuk i intereson se çfarë thotë Kurti apo ndonjë tjetër.
"Kur askush nuk përmend ndonjë invazion apo luftë, ata gjithë këtë e shikojnë thirrje për luftë. Kur ata bëjnë thirrje drejtpërdrejt për luftë çdo ditë, këtu nuk shikojnë asgjë të keqe. Kur shikojnë përditë thirrje për krijimin e 'Shqipërisë së Madhe' tek kjo nuk shikojnë kurrëfarrë lloj problemi”, ka theksuar presidenti i Sërbisë.
Vuçiq konstatoi dhe se nuk është problem kur flamuri shqiptar dhe ai kosovar valëviten kudo në rajon apo në botë, por është thirrje për luftë kudo që vendoset flamuri sërb.
Tha se prej dy vitesh po dëgjon sesi lufta e radhës në rajon është në Kosovë.
"Unë kurrë nuk do t'u tregoja atyre se çfarë do të bëjmë. Një herë i‘u përgjigja me siguri. Që të n’a nxisni të pranojmë gjëra nga më të këqijat e mundshme për vendin tone, këtë kurrë nuk do të mundni pasi nuk ju besojmë më për asgjë" tha Vuçiq.
Për shtatë ditë emri i mandatuesit për përbërjen e qeverisë së re
Vuçiq ka deklaruar se Qeveria e re e Sërbisë do të zgjidhet shumë përpara afatit final që është 6 maji dhe shprehu besimin se në harkun e shtatë ditëve do të shpallet emri i mandatuesit.
Presidenti pret që qeveria të zgjidhet shumë shpejt.
Vuçiq ka uruar kryetaren e re të Kuvendit të Sërbisë, ish-kryeministren Ana Bërnabiq, për zgjedhjen e saj në këtë funksion.
0 komentet