Vuçiq: Si pasojë e sitatës së përgjithshme gjeopolitike Sërbia dhe sërbët po paguajnë çmim shumë të lartë

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar mbrëmjen e sotme se si pasojë e situatës së përgjitshme gjeopolitike Sërbia dhe sërbët po paguajnë çmim mjaft të lartë.

Ai në fjalimin drejtuar qytetarëve, ka thënë se për Sërbinë çështja më e rëndësishme politike është Kosova dhe gjithçka që po ndodh sot si dhe anëtarësimin potencial të Kosovës në Këshillin e Europës.

"Për ne është temë mjaft e rëndësishme, ndoshta është çështja më e rëndësishme politike ajo e Kosovës dhe Metohisë dhe gjithçka nga ajo çka po ndodh sot, sikurse dhe anëtarësimi potencial i të ashtuquajturës Kosovë në Këshillin e Europës. Fjala është për presion të gjithanshëm ndaj popullit sërb si pasojë e pozicionin tonë politiko-ushtarak, neutralitetit ushtarak, raportit tonë ndaj konfliktit në Ukrainë, ky është pozicioni të dënojmë sulmin në një vend sovran siç është Ukraina, por dhe që të mos i bashkohemi sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Arsyeja e tretë është e lidhur me këto dy gjëra, pasi vendet perëndimore janë të presionuara si pasojë e avancimit të forcave ruse dhe pasigurisë sesi do të përfundojë konflikti në Ukrainë, ndërsa nën presionin e mundshëm të mesazheve politike prej Moskës të cilat do të bazohen në precedentin kosovar” ka theksuar Vuçiq.

Ky i fundit tha se për këtë dëshirojnë t'ia heqin “asin në mëngë” Vladimir Putinit dhe se për këtë populli sërb dhe Sërbia ndodhen në shënjestër.

Prishtinës sanskione-ndërsa e dekorojnë me liberalizimin e vizave, ndërsa nuk ka forum ndërkombëtar në të cilën nuk është pjesmarrëse.

Vuçiq numëroi dhe fakte kyçe rreth Kosovës të cilat ilustrohen më së miri me peshën e pozicionit të Sërbisë, e veçanërisht të popullit sërb në Kosovë duke bërë të ditur se është e dukshme që sanksionet që i janë vendosur Prishtinës, nuk kanë qëllim.

Ai theksoi se për Sërbinë interes prioritar është paqja, për nga rëndësia e frikës, pasi ekonomia e vendit po avancon më mirë sesa ishte e parashikuar.

Ai tha se për tre vite pushteti i Albin Kurtit, Prishtina në mënyrë të pandërprerë ka ndërmarrë hapa eskaluese, madje 494 sulme ndaj sërbëve dhe KOS, ndërsa në nëntë vitet e fundit para ardhjes së tij në pushtet, kanë qenë gati më shumë se 170.

Kjo tregon qartë në mënyrë proporcionale dyfish sulme ndaj sërbëve në kohën e Kurtit, sesa para tij, ndonëse situata as atëherë nuk ishte e mirë, ka theksuar Vuçiq.

Ky i fundit tha dhe se sanksionet ndaj Prishtinës nuk kanë patur qëllim.

“Sponzorët e tyre dhe aleatët vazhdimisht flasin rreth zbatimit të shtetit ligjor, ndërsa nëse kur nuk u pëlqen diçka atyre, thonë-që janë kundër vendosjes së sanksioneve, ndërsa deri atëherë-malli sërb nëntë muaj nuk mundet në K&M, për vitin e fundit nuk nuk ka forum ndërkombëtar në të cilën Prishtina mungon, ndërsa përfituan statusin avancues në Asamblenë Parlamentare të Nato, pikërisht më 24 mars, në ditën e nisjes së agresionit të Nato ndaj Sërbisë” ka thënë Vuçiq.

BKS kusht thelbësor për Prishtinën, para kujtdo tjetër Beogradi duhet t’a përmbushë

Vuçiq thekson dhe se në çdo bisedë, përfaqësuesit ndërkombëtarë përsërisin se kushti thelbësor është formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe çka Prishtina duhet t’a bëjë para kujtdo tjetër Beogradi të përmbushë çdo gjë.

“I ndëshkuan për atë çfarë nisën iniciativën dhe votimin për pranimin në anëtarësi në Këshillin e Europës. Pavarësisht se nuk janë shtet, po flasim rreth gjësë kyçe në të cilën Perëndimi e ka përshkruar dhe imponuar. Ata na thanë në të gjitha bisedat, kush çfarë duhet të bëjë. Detyrimi thelbësor i Prishtinës, para cilido detyrimi të Beogradit, është formimi i BKS” ka theksuar Vuçiq.

Sikurse tha ky i fundit këtë atij ja ka thënë katër herë Gabrijel Eskobar, Jens Pletner një herë, Mirosllav Llajçak-katër herë, Emanuel Bon tre herë, ndërsa i dërguari italian një herë. "Në fytyrë më është përsëritur në shumë raste. Sërbia nuk ka detyrim, përpara se Prishtina të formojë BKS“, ka thënë Vuçiq.

Tha dhe se Dora Bakojani tre ditë para se të ndryshonte opinion, u telefonua pas të cilës tha se “papritmas u pendua çka ishte e vendosur dhe e fortë

"Ndjeu se nuk kishte rëndësi as BKS, as shpronësimi, por ajo çka të respektohet vendimi i saj rreth kthimit të disa hektarë troje Manastirit të Deçanit” ka vënë re Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se për çështjen e BKS, ekspertët e tij kanë thënë se kjo jo vëtem që është detyrë e brendshme, por dhe detyrim ndërkombëtar i Prishtinës.

"Ndërsa më pas morën letër ku Kurti dhe Osmani thonë se do t’a zbatojnë sapo të pranohen në KE. Dhe të gjithë e dinë që gënjejnë. Dhe ja paradoksi, Asambleja Parlamentare e KE ndoshta do të mbahet në 11 vjetorin e miratimit të Marrëveshjes së Brukselit, e cila parashikon themelimin e BKS. Loja e datave nuk është rastësore, mendojnë se sërbët mund t’i poshtërojnë përjetësisht. Ndërsa Dora Bakojanit i them “turp të të vijë për këtë që bëre, dihet se kush dha urdhër që të heqësh dorë nga parimet”. Turp t’ju vijë. Vetëm disa njerëz në arenën ndërkombëtare kanë shtyllë kurrizore ndërsa disa nuk kanë asgjë" tha ai.

Theksoi se nuk guxon as të flasë se cilat janë presionet ndaj Sërbisë në Bruksel për çështjen e heqjes së dinarit dhe kjo jo sepse nuk dëshiron të jetë transparent, por sepse gjithçka është e turpshme.

"E dini se çfarë kërkojnë të gjithë prej nesh? Erdhën atëherë të thoshin që euro është monedha e tyre në Kosovë, ndërsa Banka Qëndrore Europiane këtë nuk e pranon. Ne e kemi thënë mirë që të paguajmë si të doni, por thonë se nuk mundeni të paguani përmes Bankës së Kursimeve Postare. Thonë se nuk duan bankat sërbe në Kosovë. Duan të shesim degët e Bankës së Kursimeve Postare të huajve, Bankës Rajfajzen apo të tjerëve. Ne nuk shesim degët e bankave tona apo dhe aksionet e saja. Thjesht nuk janë normal të gjithë së bashku. Mund të qeshni, ata të gjithë së bashku nuk janë normal as gjatë rrugës askurrë nuk do të pranojmë heqjen e dinarit. Mos na bini më mbi supe, mjaft na keni gënjyer dhe mashtruar” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit nënvizoi se tek kjo u ndryshua raporti i Sërbisë dhe se askush nuk do t’a shtyjë të ndryshojë qëndrimin e vet e të pranojë diçka pasi Sërbia është fine.

Presidenti ka thënë se persekutimi i sërbëve është organizuar me themel dhe se dëgjohet zëshëm dhe organizimi në heshtje.

"Persekutimi i sërbëve të veriut është përgatitur brutalisht, ndërsa nga ana tjetër dëgjojmë organizim në heshtje. Ky organizim në heshtje dëgjohet shumë zëshëm. Prej mbylljes së dhunshme të institucioneve sërbe, prezenca e vazhdueshme e blindave në zonat e paqta, shpronësimi i dhunshëm i pronave sërbe përdoret për ndërtimin e objekteve me qëllime policore, marrja e pronave të KOS, ashtu sikurse është rasti në Llixhën e Parajsës duke shkelur kështu zonat e mbrojtura, duke lëruar ndërtesat e shenjta sërbe për të ndërtuar komunikime mes objekteve të tyre idiote, duke hequr shenjat cirilike të vendeve në gjuhën sërbe, çka është akt i genocidit kulturor dhe që shkel rregullat e tyre", spegoi ai.

Vuçiq tha se nuk egziston mundësi për kthim të sigurt të sërbëve dhe se nuk do të komentojnë asnjë nga të gjitha propozimet e Beogradit.

"Rreth zhvendosjeve të individëve në zonat e brendshme, ju pyes duke qenë se flitet rreth kthimit të qetë në bazë të rezolutës 1244  të KB. Ka 220.000 persona të zhvendosur brenda territorit. Kthim i sigurt ku është kjo? Kemi dhënë propozime dhe plane për kthim, ndërsa ata nuk duan të japin as komemte, sepse për ta kjo është absolutisht e papranueshme” ka theksuar ai.

Kujtoi se embargoja ndaj mallrave sërbe vazhdon prej nëntë muajsh.

"Shkelin gjithçka që nga Cefta e deri tek të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, prej muajsh, ndërsa askush nuk po thotë më asgjë. Dhe kur vendosëm kamera në vendkalimin administrativ, morëm 12 letra nga fuqitë perëndimore, ku pyesnin se për çfarë janë kamerat. Kështu që nuk mund të gënjejnë se ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur. Nuk ka asnjë rregullore që të n’a ndalojë këtë”, nënvizoi ai.

Tha dhe shkelje të tjera të marrëveshjes nga dialogu, si heqja e paligjshme e licencës së MTS, si dhe pamundësia e punës së Grupit Punues për Kërkim të Personave të Zhdukur, moslejimi i vizitave tek sërbët çka tha ai prezanton shkelje flagrante të të drejtave.

“Dhe vijmë deri tek zgjedhjet lokale. Kur u mbajtën ato zgjedhje kriminale dhe hajdutë në veri, me planin për të shkatërruar popullsinë sërbe, thanë se ne jemi fajtorë sepse sërbët braktisën institucionet kosovare. Vetë i braktisën institucionet pavaresisht keshillave të mia. Por kuptoj se cfare bërën pas shkeljes brutale të marreveshjes së Brukselit, pasi Kurti nga Berlini shkarkoi komandantin e policisë rajonale të veriut Gjuriqin. Kur luhet ai akt demokratik me pjesemarrje prej 3.4%, nisi persekutimi i pergjithshem. Morën me qera disa sërbë privatë të Kurtit, të cilët kanë marrë me qira disa bordello për katër sërbë që duan të përfshihen me Kurtin”, shtoi ai.

Tha se është propozuar që të pranohen dorëheqjet e tyre që sërbët të marrin pjesë në zgjedhje e dhe më pas sërbët në hall të rëndë këtë t’a pranojnë nëse kryetari do t’a kërkonte prej tyre.

“Më pas shkova dhe informova Makronin dhe Sholcin këtë vendim, ata thanë mirë, por ne kërkojmë tani të jepni peticionin, që tregon se ka 20% të të interesuarve e më pas do të keni zgjedhje. Paraqitëm peticionin me më shumë se 20% dhe kërkoi zgjedhje të reja Kurti nuk jep zgjedhje. Tani duhet referendum dhe të keni më shumë se 50% të zgjedhësve të rregjistruar. Por ata njerëz nuk janë, kjo është e pamundur. Ai referendum nuk është fundi e hallit por fillimi.

Siç thotë, për votim rreth shkarkimit nevojiten 50% plus 1 votues dhe se pas Banjskës, kur nisi terrori i vërtetë ndaj sërbëve, 12% e tyre braktisën vatrat shekullore.

“Por lista e votuesve është shtuar me 834 votues. Përse? Vetëm se këto kushte nuk mund të përmbushen. Votimi përmes rrugës postare çka është e lejueshme kudo në botë, është e pamundur sipas vendimeve të Prishtinës, sepse lejohet vetëm votimi nga vendet që e kanë e njohur pavaresinë e Kosovës. E vetmja ndoshta nga Mali i Zi të votojnë. Pashë dhe atë ministren sot Maida Gorçeviq çka është nervoze. Turp u qoftë. Mendojnë se kanë të drejtë dhe lavdërohen me marrjen e territoreve prej nesh, a nuk do të kërkonte falje SHBA pasi është grua e nderuar Maja Vukiçeviq, që votoi kundër në KE”, tha ai.

Shtoi se afatet për veprimet zgjedhore janë jashtëzakonisht të komplikuara dhe të shkurtra-regjistrimi zgjat gjashtë ditë.

Gjithashtu ka thënë se votimi i shkarkimit, siç ishte paralajmëruar, do të kundërshtohet para gjykatës.

“Kjo tregon se çfarë budallenjsh na bëjnë”, shtoi ai.

Siç thekson, shqiptarët do t’a kishin sërish shumicën, madje do t'i kalonin të gjitha pengesat që u vendosën sërbëve.

"Në të gjitha komisionet shqiptarët janë shumicë dhe mund të votojnë për gjithçka. Dhe kërkuan që të vendosen kamera për të regjistruar çdo sërb që vjen të votojë. Dhe në çdo qendër votimi duan të vendosin flamuj shqiptarë. Në Lleposaviq, lista e qytetarëve të cilët e nënshkruan peticionin përfunduan në duart e këtyre katër narkodilerëve, sërbëve të Kurtit, të cilët tani po shantazhojnë sërbët. Këta mashtrues që duan mediat rajonale. Vetë mburren me marrjen nga hunda të kokainës", theksoi Vuçiq.

Ky i fundit tha se sqaroi rëndesën e situatës rreth Kosovës dhe se do të vijojë të bisedojë si dhe të dëgjojë opinionet e Kuvendit dhe Qeverisë së Sërbisë.

"Do të marrim vendime rreth çështjes së KE. Jam gati të dëgjoj opinionin e Qeverisë së Sërbisë e cila duhet të marrë vendim final, shumicën parlamentare dhe përfaqësues të të gjitha partive sesi duhet të jetë reagimi i Sërbisë. Unë besoj se reagimi i Sërbisë duhet të jetë i fortë, serioz dhe i përgjegjshëm më 11 maj. Nuk dëshiroj të flas rreth këtij vendimi sepse nuk dua të kufizoj hapësirën e manovrimit të Sërbisë, pasi ngelet kohë që këtë t’a përgatisim", ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se mori ftesë zyrtare nga presidenti i Francës Emanuel Makron, duke bërë të ditur se kjo vizitë do të jetë e rëndësishme dhe se do t’a lusë të marrë në konsideratë normat e të drejtës ndërkombëtare, BKS.

"E di që Franca mbështet pavarësinë e Kosovës, por do t’i lutem të marrë në konsideratë gjithçka që deri më sot është miratuar. Por nuk kam asnjë pritshmëri, do të jetë veçse lutja ime. Do të luftoj", nënvizoi ai.

Vuçiq tha se se kjo është vetëm një pjesë e problemit me të cilat përballet Sërbia, se janë data të rëndësishme 18, 19 prilli, 11 maji më pas por dhe se përgatitet dhe rezoluta rreth genocidit në Srebrenicë.

"Po e përgatisin për 27 prillin dhe ndonjë rezolutë rreth genocidit në Srebrenicë që të miratohet në Asamblenë Parlamentare të KB, sponzorët janë mendoni pak, Gjermania dhe Ruanda. Para dy ditësh kur duhej të diskutohej rreth situatës që prodhoi agresioni i NATO 25 vite më parë, komenti i dy ambasadorëve perëndimorë ishte "Përse sërbët kthehen tek e shkuara, le të shikojmë nga e ardhmja". Ndërsa më pas vendosën të n’a kthejnë 29 vite pas. Dhe kjo është gjithçka në rregull”, kritikoi ai

Ajo rezolutë, shton ai, po miratohet për dy arsye, sërish që populli sërb të ndëshkohet për politikën e tij liridashëse, ushtrim të mëtejshëm të presionit për Kosovën dhe orientimin e  politikës së jashtme, por edhe për t'u treguar myslimanëve në botë se, pavarësisht se e mbështesin Izraelin, ata janë me myslimanët, kështu që kanë gjetur ata për të mbështetur.

Vuçiq tha se Sërbia është e vogël dhe se në lidhje të kësaj rezolute ka në anën tjetër dhe botën myslimane, fjalë për fjalë pjesa më e pasur e botës.

Thotë se shumë prej tyre do të jenë abstenues, situata është shumë e komplikuar dhe me dalje minimale, por Sërbisë i takon t'i besojë të vërtetës.

"Shumë e komplikuar është situata me perpektiva të pakta për ne, por detyra jonë është të tregojmë dëshirën për të luftuar për të vërtetën, duke mos poshtëruar në asnjë moment viktimat. Ata nxitojnë për shkak të zgjedhjeve amerikane, për shkak të Gazës, por më së shumti për shkak të asaj që po ndodh në Ukrainë. Na kanë vënë në situatë politike thuajse të pamundur, sepse ndodhemi në rrugën europiane. Ne prej saj nuk tërhiqemi, pozita që do jetë është gjithmonë e më e rëndë dhe e komplikuar, tha Vuçiq.

Pyetjes së gazetarit nëse kjo do të thotë se Sërbia është pajtuar për anëtarësimin e Kosovës në KE duke pasur parasysh se është pajtuar me planin franko-gjerman, Vuçiq vlerësoi se në Sërbi ka nisur “fushata e të pavërtetave”.

Kujtoi se rreth propozimit franko-gjerman ka folur në Kuvendin Popullor të Sërbisë, duke theksuar se rëndësi të veçantë i ka kushtuar nenit 4, duke i’u përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës.

“Unë në fjalimin tim të parë pas Ohrit dhe pas gjithçkaje kam thënë që në parim pranojmë, por që nuk do t’a nënshkruaj për shumë gjëra, ndërsa rreth kësaj fola në Kuvendin Popullor. Para së gjithash për shkak të anëtarësimit të Kosovës në KB duke mos e kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në KB dhe anëtarësimin e saj në organizma, agjenci, institucione përfshirë UNESCO etj.”, tha Vuçiq.

Sërbia, thekson ai, prej momentit të parë ka punuar në implementimin "si verbal dhe në të shkruar dhe në çdo pjesë, përherë nën numrin një ka qenë Bashkësia e Komunave Sërbe”. Vuri në dukje se do të kishte më pak probleme nëse do të ishte formuar BKS të lejoheshin mallrat sërbe të “iknin” dhe të tregohej se edhe Prishtina ka disa detyrime.

“Ne tashmë i kemi përmbushur disa detyrime nga Marrëveshja e Ohrit, ata asnjë. Sepse mashtrimi tek kjo është se nuk e duan BKS dhe asgjë nga kjo. Nga ai këndvështrim kjo është kundër ligjit, jo vetëm nga këndi çka Kosova nuk është shtet çka dhe nuk e kam nënshkruar” tha Vuçiq.

Ky i fundit përmendi dhe se disa ditë më parë në takim me ambasadorët e vendeve të Pesëshes, mori këshillë të insistojë në këtë dhe të ketë argument.

“Kot mund të insistoj sa të doni kur ata kanë më shumë qëllime gjeopolitike kur duan të shembin Sërbinë. Pikërisht tek ky është problemi se si do të duket Kapitulli 35 i ndryshuar, kur mundemi vetëm të themi se nuk pajtohemi me diçka dhe kaq”, ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se kishte vënë re se francezët dhe "disa të tjerë" do të tentonin të ndryshonin diçka për t’a bërë atë të paktën të pranueshme në mënyrë që Sërbia të mund të vijojë rrugën europiane, "nëse ska gjë tjetër".