Vujinoviq: FSK pa NATO nuk do të luftojë me askënd në Ballkan por do të ketë rol në trazirat e brendshme
Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Garda Kombëtare e Ajovas po bashkëpunojnë prej 13 vitesh e së fundi Kosovën e ka vizituar dhe komandanti i Gardës së Ajovas gjeneral-major Stiven Ozborn, ndërsa studiuesi hulumtues për sigurinë Nikolla Vujinoviq thotë se nga pikëpamja e forcave ushtarake, ky bashkëpunim nuk ka kaq shumë domethënie, sesa është pesha e saj nëse e vështrojmë nga dimensioni politik.
"Ky program është mjaft domethënës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat bashkëpunojnë me 106 shtete në botë dhe përmes bashkëpunimit me Kosovën përcjell mesazh se ky është shtet demokratik dhe që respekton vlerat e botës perëndimore. Me thellimin e këtij bashkëpunimi, ata i përcjellin Kosovës mesazhin se 'jeni në rrugën drejt integrimit euroatlantik' por dhe mesazh Sërbisë e cila gjithashtu merr pjesë në këtë program në nivel shumë më të madh me Gardën Kombëtare të Ohajos. Për të mesazhi politik tingëllon se Kosova është shtet i pavarur dhe me të duhet të pajtoheni", thotë Vujinoviq për Kosovo onlajn.
Ai bën të ditur se bashkëpunimi i Gardës Kombëtare të Ajovas me Kosovën është dominues në fushën e mjekësisë, por vlen të vështrohen dhe ato stërvitjet e pjestarëve të FSK që do të ndikojnë në sigurinë e brendshme.
"Forcat e Sigurisë së Kosovës pa NATO nuk do të luftojnë me askënd në Ballkan por kanë patur rol në trazirat e brendshme në luftën ndaj mosbindjes qytetare, kundër demonstratave dhe aty merr një rol të veçantë Britania e Madhe. Ata trajnojnë forcat e sigurisë si ato policore si dhe ato të ashtuquajturat ushtarake të cilat nuk do të duhej të egzistonin sipas Rezolutës 1244 dhe marrëveshjes së Kumanovës. Britania e Madhe trajnon këto forca për luftën ndaj protestave dhe demonstratave” bën të ditur bashkëbiseduesi ynë.
Garda Kombëtare e Ajovas, shton Vujinoviq, nuk trajnon FSK për përdorimin e armëve të teknologjisë ofensive pasi tashmë me këtë pjesë po merret Turqia e cila i ka furnizuar me dronët Barjaktar dhe autoblinda.
"Kjo është pak problematike por këtë nuk do të doja t’a konsideroja si problem të sigurisë për të cilën nuk e shikoj në perspektivën që Forcat e Sigurisë së Kosovës në thelb të jetë ndonjë ushtri që të luftojë, por kam frikë se mund të jetë ushtri që do të mbahet nën kontroll të banorëve të vet. Kushdo që t’a kenë si sërbët, shqiptarët apo ndokush tjetër. Kjo është problemore dhe çka mendoj se dhe institucionet tona e ndjekin me shumë kujdes pasi ajo çka KFOR ka bërë para një viti në Zveçan kur mbrojti komunat nga protestuesit sërbë, ajo është diçka që në perspektivë shikohet sesi do të punojë FSK. Duke patur parasysh sesi sillen forcat policore ndaj sërbëve në Kosovë e Metohii, mund veçse të supozojmë thellësinë e problemit që do të kemi nëse ato të ashtuquajtura forcat e sigurisë të bëjnë këtë gjë", ka thënë Vujinoviq.
0 komentet