Vukadinoviq: Propozim i ri franko-gjerman detyron Sërbinë të “gëlltisë” pavarësinë e Kosovës

Đorđe Vukadinović
Burim: Večernje novosti

Analisti politik Gjorgje Vukadinoviq ka thënë se version i ri i planit franko-gjerman është me të njëjtën përmbajtje e kopertuar me një tjetër letër pak të diferencuar për të detyruar Sërbinë, me hir ose me pahir të gëlltisë pavarësinë e saj dhe rjedhimisht edhe karriken në OKB-transmeton RTV.

"Puna e diplomatëve europianë dhe burokratëve është të simulojë disa iniciativa të reja dhe më pas të thonë ja, tani e kemi përmirësuar propozimin dhe ndoshta nuk do të kontestohet prej jush, por në fakt është kuti e madhe e mbështjellë me letër celefoni të ri”-ka thënë Vukadinoviq.

Në lidhje me këtë ai ka shtuar se nuk pret asgjë prej përmirësimeve të pretenduara të planit franko-gjerman për të cilin ka folur edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE Josep Borell, por në fakt pret mjaft telashe nga presionet.

Vukadinoviq ka thënë se situata në Kosovë prej muajsh është e nderë dhe e ndezur por shpreson në shmangien e skenarit më të keq.

"Mendoj se paralelisht me demonstrimin e forcës dhe brutalitetit nga Albin Kurti, njëkohësisht po ndërmerren edhe disa veprime të tjera për t’a mbajtur situatën sa më shumë brenda kornizës e cila nuk nënkupton konflikt direkt dhe gjakderdhje"-ka thënë Vukadinoviq për Tanjug.

Vukadinoviq shtoi se ka tundim të madh për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe se shpreson që ato mos të organizohen.

"Ky do të jetë testi më i mirë nëse Kurti do t’i shkojë deri në fund, apo egziston ndonjë kufi përtej të cilës nuk mundet të shkojë”-ka thënë Vukadinoviq.

Ai shpreson ndër të tjera se pjesmarrja e presidentit sërb Aleksandar Vuçiq në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, të shërbejë së paku për të parandaluar përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

"Një nga treguesit nëse synimi do të jetë përshkallëzimin i mëtejshëm apo jo i situatës, janë zgjedhjet e parashikuara të mbahen pas disa ditësh. Shpresoj që ato të mos organizohen dhe kjo do të thotë se situata aty-këtu paraqitet nën kontroll"-përfundoi Vukadinoviq.