Deputetët e Bundestagut: Forconi të drejtat e sërbëve në Kosovë, kompetenca egzekutive për Komunitetin e Komunave Sërbe

bundestag
Burim: Twitter

Deputetët e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) i kanë propozuar Bundestagut projekt-rezolutën "Stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor”, në të cilën mes të tjerave thuhet se në Kosovë, për hir të vendosjes së paqes, të drejtat e serbëve duhet të konsolidohen në një periudhë të shkurtër kohore dhe kompetencat ekzekutive t'i transferohen Komunitetit të Komunave Serbe në veri të Kosovës, transmeton B92.

Në këtë projekt-rezolutë vihet në dukje se zgjerimi i BE në vendet e Ballkanit Perëndimor është jorealist dhe se duhet përpjekje për një partneritet të bazuar në modelin e Zvicrës dhe Norvegjisë.

"Ballkani Perëndimor si pjesë e Europës, është gjeopolitikisht i paqëndrueshëm. Mungesa e perspektivës ekonomike, ekzistenca e bandave kriminale dhe të drogës, terrorizmi dhe konfliktet etno-kulturore po lëndojnë mjaft Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën", thanë deputetët e Bundestagut.

Projekt-rezoluta vlerëson gjithashtu se eksperimenti multikulturor i BE ka dështuar si në Bosnjë-Hercegovinë, ashtu edhe në Kosovë.

“Pas luftës së NATO kundër Republikës Federative të Jugosllavisë në vitin 1999, e cila ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, mjaft vende perëndimore njohën shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë sot Kosova udhëhiqet nga partia nacionaliste Vetëvendosje e kryeministrit Kurti, e cila në programin e saj parashikon krijimin e Shqipërisë së Madhe duke bërë bashkë Kosovën me Shqipërinë”, thuhet në projekt-rezolutën në të cilën SRNA ka mundur të sigurojë në brendësi të saj.

Për të vendosur paqen në Kosovë, sipas deputetëve të AfD në Bundestagun gjerman, të drejtat e pakicës sërbe, duhet të forcohen në mënyrë sa më të shpejtë dhe kompetencat ekzekutive t'i kalojnë Komunitetit të Komunave Sërbe në veri të Kosovës, të populluara nga sërbë.

“Kishave dhe manastireve sërbe, të grabitura nga mafia shqiptare në vitin 2004, të cilat janë të shenjta si pasuri kombëtare të Sërbisë, si p.sh. Visoki Decani që njihet si pasuri ndërkombëtare e mbrojtur nga OKB, duhet t'i jepet statusi ekstraterritorial të garantuar nga OKB në mënyrë që të sigurohet mbrojtja dhe integriteti i tyre. Gjithashtu, çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi shtetin amë të Serbisë, qoftë në çështjen e Kosovës apo në rastin e sanksioneve kundër Rusisë, është ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme të Serbisë dhe duhet të refuzohet fort”, thuhet në projekt-rezolutë.

Në këtë projekt-rezolutë propozohet që Bundestagu t'i bëjë thirrje Qeverisë Federale të mbështesë dhe të bashkëpunojë me Këshillin e Ministrave kundër përhapjes së islamit radikal në Bosnjë-Hercegovinë dhe rekrutimit të terroristëve, ndjekjen penale ndaj elementëve të tillë, parandalimin e radikalizimit në vend dhe zbatimin e një reformë të fortë të Bosnjë-Hercegovinës me shtetet nënshkruese të Marrëveshjes së Dejtonit, duke krijuar një entitet kroat të pavarur dhe të barabartë përkrah Boshnjakëve dhe Republikës Sërbe të Bosnjës.

“Gjithashtu, së bashku me partnerët tanë në nivel të OKB, propozohet ndalimi i funksionimt të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në mënyrë që Bosnjë-Hercegovina të vendosë lirshëm dhe në mënyrë sovrane pa ndërhyrje nga jashtë rendin dhe zhvillimin e saj të brendshëm, si dhe të ushtrojë presion mbi politikën boshnjake që të lejojnë gjyqtarët e huaj të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës të zëvendësohen me gjyqtarë vendas të Bosnjë-Hercegovinës”, thuhet në projekt-rezolutë.

Grupi i deputetëve të AfD thekson se politika e centralizimit të detyruar të ndërmarrë nga Bosnjë-Hercegovina, zbatimi i interesave të popullsisë boshnjake dhe injorimi i të drejtave të kroatëve dhe sërbëve, përforcon tendencat e mëvetësisë çka çon në paqëndrueshmëri vijuese.

"Në vend të kësaj, struktura federale e Bosnjë-Hercegovinës e cila u kodifikua dhe u sanksionua në Kushtetutën e vendit me marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, duhet të forcohet nga kroatët duke formuar një entitet të pavarur ashtu sikurse si Republika Sërpska për serbët, gjë që pala kroate e ka kërkuar prej kohësh. Bashkimi i dhunshëm boshnjako-kroat në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës do të shpërbëhet”.

"Bashkimi i dhunshëm do të thotë që boshnjakët, të cilët përbëjnë shumicën relative në Bosnjë-Hercegovinë, të vendosin për përfaqësuesit kroatë në Presidencën e vendit. Kjo nuk është demokratike dhe çon në rritjen e tensioneve midis grupeve etnike. Përveç kësaj, pozicioni anti-sovran i përfaqësuesit të lartë të OKB në vend, duhet të shfuqizohet. Komisioni i Venecias në Këshillin e Europës, njoftoi se kompetencat e tij janë "në thelb të papajtueshme me karakterin demokratik të shtetit dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës", thuhet në projekt-rezolutën raporton Radio Televizioni i Republikës Sërbe të Bosnjës dhe Agjencia e lajmeve Sputnik.

Kujtojmë se prej vitit 2021, përfaqësuesi i lartë nuk ka më legjitimitet nga Këshilli i Sigurimit të OKB.