Vuçiniq: Shumica e votave të nevojshme janë mbledhur në Zubin Potok, nënshkrimi është ende në vazhdim

Zubin Potok peticija
Burim: Kosovo Online

Një nga iniciatorët e peticionit për shkarkimin e kryekomunarit të Zubin Potok, Srgjan Vuçiniq, deklaroi për Kosovo online se janë afër numrit të votave të nevojshme për të filluar peticionin dhe se nënshkrimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Përkundër temperaturave nën zero dhe borës që bie vazhdimisht nga dita e djeshme, në komunën e Zubin Potokut, qytetarët vijnë për të nënshkruar peticionin për largimin e kryekomunarit para Pallatit të Sporteve.

Vuçiniq thotë se është i kënaqur me përgjigjen e qytetarëve të kësaj komune dhe se janë afër numrit të nevojshëm.

“Janë mbledhur shumica e votave të nevojshme dhe nënshkrimi do të vazhdojë derisa të arrijmë qëllimin. Ne po punojmë edhe në këtë kohë të keqe dhe po mundohemi të mbledhim një numër pak më të madh votash se sa është e nevojshme, d.m.th. 1300 vota”, tha ai.