Vulloviq: Bojkoti i zgjedhjeve përgjigje ndaj represionit shumëjeçar të Prishtinës, populli mos të bjerë në kurthin e provokimeve

Srđan Vulović
Burim: Kosovo Online

Ish kryebashkiaku i Zubin Potokut Sërgjan Vulloviq thotë se zgjedhjet e të dielës të planifikuara për t’u zbatuar nga regjimi i Albin Kurtit në katër komuna në veri, janë ilegjitime dhe ilegale për të cilat populli sërb i shikon me përçmim, transmeton TV Most.

Vulloviq ka ftuar popullin të mos bjerë në kurthin e provokimeve të Prishtinës.

"Ftoj mbarë bashkëkombasit, të gjithë njerëzit tanë me emra e mbiemra sërbë nga Zubin Potoku e deri në Leposaviq, Zveçani e Veriut të Mitrovicës, të mos bien në kurthin e provokimeve të mundshme nën regjinë e Prishtinës, të qëndrojnë të qetë dhe dinjitozë si deri tani. Bojkoti ynë i përgjithshëm i zgjedhjeve, është përgjigje ndaj represionit shumëvjeçar dhe institucional, çfarëdolloj dhune tjetër ndaj nesh si përfaqësues të vetëm legjitim të popullit sërb në veri, nuk egziston" ka thënë Vulloviq.

Ky i fundit theksoi se "ai nga Prishtina i cili përmes dhunës dëshiron të udhëheqë komunat me shumicë sërbe në veri, i tregon mbarë botës, fytyrën e tij të vërtetë jodemokratike".