Xhozef: Kurti ishte figurë destruktive, le të vendosin zgjedhësit sesa të rëndësishme janë marrëdhëniet me SHBA
Bashkëpunëtori i lartë i Institutit për Politikë të Jashtme “Xhon Hopkins”, Eduard Xhozef, ka thënë për kritikat ndaj kryeministrit kosovar në mandatin teknik Albin Kurti në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, se Kurti ishte figurë destruktive dhe gjatë administratës së Xhozef Bajdenit e cila nën orjentimin mjaft miqësor të ambasadës në Prishtinë, i ofronte mbështetje ndërsa më vonë nisi me akte provokative.
Në mbledhjen e Këshillit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve disa ditë më parë, disa ekspertë-vetë Xhozef por edhe Luka Kofi dhe Maks Primorac, u pajtuan pozitivisht duke i’u përgjigjur pyetjes së kongresmenit Kit Self "nëse burokratët e karrierës në Departamentin e Shtetit e konsiderojnë qasjen e Kurtit si obstruktive".
Në deklaratën për Kosovo Onlajn, pyetjes përse Kurti konsiderohet obstruksionist, Zhozef kujtoi se para se të bëhej kryeministër Kurti u tha sërbëve në Kosovë se nuk kishin përse të frikësoheshin, sepse nuk kishin bërë gjë, ashtu sikurse as ai, por ndërkohë, ai u bëri diçka atyre.
"Kurti ishte obstruksionist madje edhe kur SHBA nën administratën e Bajden, me ambasadën shumë miqësore amerikane, ofruan mbështetje, Kurti vazhdoi me akte provokuese. Mund t'i justifikoni me qëllimin për të shtypur institucionet sërbe në Kosovë, çka është e kuptueshme, por ishte plotësisht e pakoordinuar dhe nuk ishte projektuar në mënyrë për të ndërtuar besim me komunitetin sërb", spegoi Xhozef.
Ky i fundit konstaton se ishte-pikërisht e kundërta.
"Kurti ishte figurë destruktive. Para se të bëhej kryeministër, u tha sërbëve se nuk kishin se përse të frikësoheshin sepse nuk kishin bërë asgjë dhe as ata atyre. Tani u ka bërë diçka atyre", vuri në dukje Xhozef.
Pyetjes nëse zyrtarët amerikanë e shikojnë liderin e ri të PDK Bedri Hamzën, si partner konstruktiv dhe të besueshëm, i cili kohët e fundit vizitoi Uashingtonin dhe njoftoi "ripërtëritjen e partneritetit strategjik", Xhozef tha se nuk do të dëshironte që të merrej me ndonjë lloj promovimi politik, pasi me këtë rast në Kosovë vijnë zgjedhjet dhe do dontë t’a shmangte përfshirjen në këtë proçes zgjedhor.
"Nuk dua do t'i përgjigjem kësaj pyetjeje, sepse nuk dua të merrem me ndonjë lloj promovimi politik këtu, pasi zgjedhjet në Kosovë janë vetëm pas disa javësh. I’u përgjigja pyetjes për Kurtin, sepse u përmend në mbledhjen e Këshillit. Nuk dua të komentoj për figura të tjera politike, sepse kjo padyshim do të ishte ndërhyrje në zgjedhjet e Kosovës", tha Xhozef.
Megjithatë, theksoi se qytetarët e Kosovës duhet të marrin vetë vendimet rreth asaj sesa është e rëndësishme për ta që të kenë marrëdhënie të mira me SHBA.
"Ajo çka them ka të bëjë me administratën. Gabimi i administratave të Bajden dhe Tramp dhe këtu mund të jenë duke rënë në të njëjtën kurth, është se bëjnë përgjegjëse veçse Prishtinën për provokimet dhe jo Beogradin. Sikurse thashë në mbledhjen dëgjimore, kjo qasje është ajo që çoi tek Banjska. Tani, me dialogun strategjik të pezulluar me Kosovën dhe dialogun strategjik me Beogradin që është pezulluar vazhdimisht, administrata mund të bjerë në të njëjtin tundim", tha Xhozef.
0 komentet