Zaner: Kandidat për ambasadorin e SHBA-së në Kosovë do të nominohet në javët ose muajt e ardhshëm

Zaner
Burim: Kosovo Online

Bashkëpunëtori i Lartë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Politikës Ndërkombëtare në Qendrën për Progresin Amerikan në Uashington dhe ish-diplomati amerikan Luk Zaner tha për Kosovo online se nuk mendon se problemi është se Shtëpia e Bardhë ende nuk ka nominuar një ambasador për Kosovën, pasi Ambasada në Prishtinë po funksionon me kapacitet të plotë dhe ka një të ngarkuar me punë shumë të kualifikuar.

Zaner pret që kandidat për ambasador në Kosovë të nominohet në javët ose muajt e ardhshëm.

"Ambasada po funksionon me kapacitet të plotë dhe është shumë e angazhuar në terren. Aktualisht ka një të ngarkuar me punë shumë të kualifikuar. Mund të mos i shohim hapat e mëdhenj që Shtetet e Bashkuara do të bënin kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Kosovën ose rajonin në tërësi. Por nuk mendoj se domosdoshmërisht do të ketë një ndikim negativ në marrëdhëniet dypalëshe në periudhën e afërt", tha ish-diplomati amerikan.