Zariqit dhe Pantiqit iu caktua paraburgimi prej 30 ditësh
Burim: Kosovo Online
Zharko Zariqit dhe Momir Pantiqit u caktuan sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë masën e paraburgimit prej 30 ditësh nën dyshimin se kanë kryer krime lufte në komunën e Istokut gjatë luftës në Kosovë, kanë konfirmuar avokatët e tyre Nebojsha Vllajiq dhe Dejan A. Vasiq.
Zharko Zariq (1954) nga fshati Lubozhdë, komuna e Istokut, prokuroria dyshon se ka kryer krim lufte kundër popullatës civile në Kosovë në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 1998.
Ai u arrestua dje në fshatin e tij.
Momir Pantiq, nga Istoku, i cili u arrestua dy ditë më parë në Merdar, akuzohet për përgjegjësi komanduese për disa ngjarje të ndodhura gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, në komunën e Istokut.
0 komentet