Zeçeviq: SHBA dhe BE filluan të kuptojnë qëndrimin e justifikuar të Sërbisë ku së pari duhet të formohet BKS
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri kosovar Albin Kurti u takuan të hënën në kuadër të raundit më të ri të dialogut mes Beogradit e Prishtinës, e ndërsa Sllobodan Zeçeviq nga Instituti për Studime Europiane thotë se në tryezë tashmë qëndron teksti përkatës i Bashkimit Europian i përbërë me 11 pika dhe siç duket Sërbia nuk e ka firmosur këtë dokument dhe nuk jep pëlqyeshmërinë me disa elemente, transmeton Juronjuz Sërbia.
"Ne tashmë po kalojmë në fazën e dytë dhe ky është implementimi i asaj që egziston e mirëkuptushme mes Beogradit e Prishtinës, pra ku BE arriti me sukses të bëjë përparim mes dy palëve", ka thënë Zeçeviq.
Ky i fundit thotë se nëse e lexon këtë dokument, po ta shikosh atë e kanë bërë institucionet e BE dhe ato vende anëtare të cilat kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.
"Ata nisen nga qëndrimi i tyre-“dy palë sovrane, duke respektuar kartën e OKB..” të gjithë këto elementë të marrëveshjes, tregojnë se bëhet fjalë për dy shtete të pavarura që po përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre. Vetë dokumenti nuk e ka marrë parasysh faktin, para së gjithash, që Sërbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por edhe se pesë anëtarë të BE nuk e njohin pavarësinë e saj. Thjesht, mbizotëroi kjo pjesë, pra qëndrimi i Francës dhe Gjermanisë, të cilat me kohë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, tani ky është i gjithë problemi i Sërbisë“ ka thënë Zeçeviq.
Ky i fundit thekson se pavarësia e Kosovës nuk përmendet tek dokumenti në fjalë.
"Presidenti Vuçiq foli për të për atë nen që i referohet anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare-që të dyja palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në hyrjen në organizata ndërkombëtare-kjo është e papranueshme për ne. Njohja e Kosovës nuk përmendet tek dokumenti në fjalë, kështu që nuk kontestohet në atë këndvështrim. Por, për ne është i diskutueshëm trajtimi që kemi-trajtim i barabartë ndaj nesh që jemi anëtare të OKB dhe shtet i njohur dhe Kosovës që nuk është“ ka thënë Zeçeviq.
Së fundi, në nenin 11 thuhet se të dyja palët marrin përsipër të respektojnë udhërrëfyesin që i bashkëngjitet kësaj marrëveshjeje dhe presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq, tha se në fillim të tij pavarësisht nëse bëhet fjalë për aprovimin e Marrëveshjes së Brukselit apo të asaj të re europiane, implementimi i BKS përherë duhet të qëndrojë.
"Sa i përket Bashkësisë së Komunave Sërbe, këtu ka një gjë të mirë për ne. Mendoj se tani ndërgjegjja po piqet gjithnjë e më shumë, patëm edhe një intervistë me Eskobarin, ndërmjetësuesin amerikan, i cili tha se fillimisht duhet të formohet BKS. Pra SHBA dhe BE po fillojnë dalëngadalë të kuptojnë se argumenti ynë është i justifikuar-se është e justifikuar ajo çfarë kërkojmë zbatimin e diçkaje për të cilën është rënë dakord shumë vite më parë dhe se ky është hapi i parë për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Ky është një plus dhe sukses diplomatik që kemi përfituar. Problemi është pala shqiptare-ata nuk do t‘a themelojnë BKS, sepse ky është qëndrimi ideologjik i Kurtit ndaj saj“ ka përmbyllur Zeçeviq.
0 komentet