Zeçeviq: Të pesë vendet e BE kanë motive të thella përse nuk e njohin Kosovën

brisel
Burim: RTS

Sllobodan Zeçeviq nga Instituti për Studime Europiane, na ka thënë se nëse është e saktë që Llajçak lobon tek pesë vendet për të njohur Kosovën, atëherë institucionet e BE kanë dalë nga kuadri negociator çka është me status neutral. 

Siç thekson Zeçeviq, "shumë gjëra kanë ndryshuar rrënjësisht qysh prej ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë dhe kjo ndikoi dhe deformoi shumë ngjarje dhe lëvizje të mëpasshme”.

"Institucionet e BE tashmë përfaqësojnë qëndrimet e Francës dhe Gjermanisë dhe po lobojnë për të pranuar planin e tyre. Të pesë vendet e BE, kanë motive të thella përse nuk e njohin Kosovën dhe po luftojnë fort për t'i rezistuar presioneve, jo vetëm sepse kanë një qëndrim miqësor ndaj Sërbisë, por edhe për shkak të nevojave të tyre të brendshme rreth kësaj", vlerëson Zeçeviq. 

Ish shefi i diplomacisë Vlladisllav Jovanoviq, thotë për "Novosti", se ndaj Sërbisë po ushtrohet një presion i jashtëzakonshëm të dakordësohet me planin europian, pasi fuqitë kryesore perëndimore përllogarisin se kjo do të çlirojë pozitën e pesëshes së BE të cilat nuk e njohin Kosovën. 
Siç thotë Jovanoviq "atyre deri atëherë duhet t’u spegohet se Kosova është një rast i veçantë të cilën edhe vetë Sërbia e respekton dhe se nuk mund të përsëritet kjo gjë në territoret e këtyre vendeve”.

"Spanja deri më tani është kockë e fortë, e ndërsa Greqia është hallkë e dobët por nuk mundet t’i ofrojë alibi Turqisë për atë çfarë bëri në Qipron dhe njohjen e Kosovës. Nga ana tjetër duhet të dëgjohet edhe SHBA për konfliktin që ka me Ankaranë”, ka thënë Jovanoviq.