Zeçeviq: Spanja do të jetë e palëkundur në qëndrim për të mos njohur Kosovën

Slobodan Zečević
Burim: RTS, prt. sc.

Këshilltari shkencor në Institutin për Studime Europiane Sllobodan Zeçeviq ka thënë se Spanja e cila më 1 korrik ka marrë drejtimin e Këshillit të BE, e shikon Kosovën si “kërcënim” për interesat e veta dhe në këtë kontekst ka qëndrim korrekt ndaj Beogradit në kuptimin e mos njohjes së pavarësisë kosovare dhe do të qëndrojë tek kjo, transmeton Juronjuz Sërbia.

Zeçeviq ka thënë se Spanja rastin e Kosovës e shikon si precedent të rrezikshëm ku asaj abolutisht nuk i shkon për shtat, veçanërisht po të kihen parasysh aspiratat e Katalonjës për shkëputje. 

"Spanja është mjaft e palëkundur në politikën e mosnjohjes së Kosovës, madje qeveria e mëparshme ishte akoma dhe më e palëkundur dhe vendosi kushte të veçanta kur bëhej fjalë për pjesmarrjen e Kosovës në disa takime. Por, politika globale e BE shkon në favor të Kosovës sepse shtetet më të mëdha e mbështesin pavarësinë e saj çka për ne është problemi i madh. Spanja nuk bllokon disa vendime strategjike të BE. Le të themi dokumentin e Ohrit nuk e kanë bllokuar dhe është shumë kontrovers kur bëhet fjalë për Kosovën, në kuptimin që flet në mënyrë indirekte se Kosova është shtet i pavarur që merr pjesë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Paksa dyshues ky qëndrim i tyre-ata nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por nuk i bllokojnë këto vendime strategjike të BE në lidhje me dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës” ka thënë Zeçeviq.

Ambasadori i Spanjës në Sërbi Raul Bartolome Molina kohët e fundit ka deklaruar se ky vend mbështet përpjekjet e përfaqësuesit të lartë të BE Zhozef Borelli dhe emisarit për dialog Mirosllav Llajçak për të zgjidhur situatën në veri të Kosovës, ashtu sikurse qëndrimin e Madridit zyrtar kur vjen fjala për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës ku qëndron e pandryshuar.