Zëdhënësi i MPJ të Kinës: Kina shpreson në lirimin e sigurtë të Igor Popoviqit

Portparol Ministarstva spoljnih poslova Kine Điakun Guo
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova Kine

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Kineze Guo Gjiakun ka thënë se Kina shpreson që ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Igor Popoviq, t’i sigurohet lirimi.

Guo në konferencë për mediat, pyetjes se cili është komenti i Kinës për çështjen e arrestimit të Igor Popoviqit në Kosovë dhe deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme Franceze që shpreson që “Igor Popoviq të lirohet sa më parë”, tha se Pekini respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Sërbisë dhe se beson se sigurimi dhe ligji i të drejtës dhe interesat e sërbëve në Kosovë duhen mbrojtur.

“Ndoqëm arrestimin e zotit Igor Popoviq dhe vurëm re dhe deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme Franceze dhe BE. Shpresojmë në lirimin e sigurtë të zotit Popoviq. Kina respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Sërbisë dhe beson se siguria, sundimi i ligjit dhe interesat e sërbëve në Kosovë duhen mbrojtur” ka thënë Guo, bëhet e ditur në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës. 

Sikurse shtohet, shpresohet që palët të vijojnë të angazhohen në dialogun praktik e konstruktiv në kuadër të rezolutës përkatëse të Këshillit të Sigurimit të KB.

“Shpresojmë që palët në kuadër të rezolutës përkatëse të Këshillit të Sigurimit të KB, të kërkojnë aktivisht zgjidhje të qëndrueshme për çështjen kosovare dhe të përmbahen nga ndërmarrja e akteve të njëanshme që mund të sjellin tensione”, thuhet në të.