Delleviq: Gjykata e Apelit refuzoi ankimimin e Popoviqit, shkelje e rëndë e garancive procedurale dhe parimit të urgjencës
Gjykata e Apelit në Prishtinë ka refuzuar ankimimin e mbrojtjes së Igor Popoviqit ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, të dhënë më 21 korrik nga Gjykata Themelore e Prishtinës për të cilën ngeli në fuqi ku i’u caktua paraburgim 30 ditor. Avokati Millosh Delleviq që përfaqëson Popoviqin, për Kosovo onlajn tha se se ky vendim ndonëse i shkallës së parë, paraqet shkelje të rëndë të garancive procedurale të të pandehurit, veçanërisht të parimit të urgjencës së procedurës në fazën e vendosjes në paraburgim.
“Thuhet se “dyshimi bazik‘ se Popoviq kryejti vepër penale bazohet vetëm në fjalimin e mbajtur në përkujtimore, i cili nuk përmban asnjë thirrje për dhunë apo elementë të përgjegjësisë penale, por përfaqëson rishikim historik dhe qëndrim politik-çka është e drejtë e garantuar e çdo individi”, tha Delleviq.
Ky i fundit shton se Gjykata për të vendosur rreth ankimimit, shpenzoi shumë ditë, ndonëse ligji përcakton qartë se paraburgimi duhet të vendoset urgjentisht, pa vonesa "pikërisht për shkak të ashpërsisë së masës që kufizon të drejtën e lirisë".
"Vonesa në veprim, pa justifikim, paraqet lëndim të së drejtës për gjykim të drejtë nga Neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut", thekson Delleviq.
Në spegimin e Gjykatës së Apelit, sipas fjalëve të tij, nuk u dhanë arsye të qarta dhe konkrete që do të justifikonin konkluzionet rreth egzistencës së rrezikut të arratisjes, as nuk u mor parasysh fakti që i pandehuri ndodhej në Kosovë në kuadër të detyrës së tij zyrtare dhe bashkëpunoi plotësisht me autoritetet proceduriale.
"Kjo shembi parimin e individualizimit të vendimit për paraburgim", theksoi Delleviq.
Ai informoi se mbrojtja do të paraqesë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në Gjykatën e Lartë të Kosovës, duke konsideruar se janë shkelur si të drejtat materiale ashtu edhe ato procedurale në dëm të të pandehurit.
"Besojmë se instanca më e lartë gjyqësore do të njohë parregullsitë dhe do të marrë vendim në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën” konkludoi Delleviq.
Popoviq u arrestua më 18 korrik në vendkalimin e Bërnjakut për deklaratat ndaj UÇK në përkujtimoren e viktimave sërbe në Rahovec pas të cilës i’u caktua masa e paraburgimit 30 ditor.
0 komentet