Zyra e Avokatit të Popullit: Ligji aktual për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka disa mangësi
Ligji për diskriminimin që aktualisht është në fuqi ka disa mangësi, veçanërisht në lidhje me përcaktimin e mekanizmave që shqiptojnë dënime për kundërvajtje, theksoi nga Zyrja e Avokatit të Popullit dhe shtojin se pritet të saktësohet ndarja e përgjegjësisë për shqiptimin e dënimeve në fazën e ndryshimit të tij.
Lidhur me Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi të shpallur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sipas standardeve evropiane, Zyra e Avokatit të Popullit ka theksuar se ka një nivel të lartë të perceptimit të diskriminimit, por se autoritetet e Kosovës nuk mbledhin të dhëna për të.
“Sipas konstatimeve të Avokatit të Popullit, edhe pse ekziston një shkallë e lartë e perceptimit të diskriminimit në Republikën e Kosovës, ky mendim nuk është plotësisht i bazuar. Përkatësisht, autoritetet nuk mbledhin të dhëna për rastet e diskriminimit, që do të thotë se perceptimi mund të mos pasqyrojë situatën reale. Ky konstatim do të përfshihet në raportin e Avokatit të Popullit për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, thuhet në nga Institucioni i Avokatit të Popullit për Kosovo online.
Në Kosovë ekziston Ligji për Diskriminimin, i cili, siç vlerëson ai institucion, ka disa mangësi, të cilat duhet konkretizuar me ndryshimin e tij.
“Kosova tashmë ka në fuqi Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili megjithatë ka disa mangësi, sidomos në lidhje me definimin e mekanizmave që shqiptojnë dënime për kundërvajtje. Ligji aktualisht është në proces të ndryshimit dhe po tentohet që të saktësohet dhe të ndahet qartë përgjegjësia për shqiptimin e atyre dënimeve”, thekson Zyra e Avokatit të Popullit.
Nga ky institucion kanë thënë se ligjet e shoqërisë kosovare mund të rregullojnë gjithëpërfshirjen, pra të përfshijnë çdo individ pa dallim. Siç theksuan ata, Kosova është një shoqëri multietnike, e cila është e organizuar në mënyrë demokratike.
"Po, sigurisht. Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton se Kosova është një shoqëri mulltietnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera dhe e cila qeveriset në mënyrë demokratike. Gjithashtu, Kushtetuta parashikon dispozita për ligje me interes jetik, miratimi, ndryshimi dhe shfuqizimi i të cilave kërkon shumicën e votave të të gjithë numrit të anëtarëve të Kuvendit të pranishëm dhe shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit. Kuvendi të cilët zënë vende të rezervuara apo të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk përbëjnë shumicën”, theksuan Institucioni i Avokatit të Popullit.
0 komentet