Zyra për KdheM: Kleçka është një nga krimet më të mëdha të UÇK-së, Prishtina nuk tregon gatishmëri për zhvarrosjen e të vrarëve

kancelarija za kim baner
Burim: Kosovo Online

Zyra për Kosovë dhe Metohi kujtoi në një deklaratë se në këtë ditë në vitin 1998, gjurmët e njërit prej krimeve më të mëdha të kryera nga pjsëtarët e UÇK-së u zbuluan në fshatin Kleçka pranë Lipjanit.

Siç thuhet në njoftim, "mbetjet e 22 civilëve serbë u gjetën në një furrë gëlqereje, dhe sipas dëshmive të dëshmitarëve okularë, shumë prej viktimave u torturuan dhe u përdhunuan para ekzekutimit të tyre".

"Është një fakt i pakundërshtueshëm se psëtarët e UÇK-së ato ditë, gjatë dhe pas sulmit në Rahovec dhe zonat përreth, kryen një masakër të tmerrshme midis civilëve serbë, dhe mizoria dhe metodika e tyre kriminale tregohet edhe nga fakti se të rrëmbyerit u çuan në një vend të largët për t'u torturuar dhe vrarë. Ngjarjet pas pushtimit të terroristëve të UÇK-së në Rahovec ishin një nga fatkeqësitë më të këqija njerëzore gjatë konfliktit në Kosovë dhe Metohi dhe tregojnë gjithë monstruozitetin e pjsëtarëve të asaj organizate terroriste", thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se "sot, në të gjithë Kosovën dhe Metohinë, ka vende të shumta ku prehen eshtrat e civilëve të vrarë serbë, dhe Prishtina nuk tregon asnjë gatishmëri për të lehtësuar zhvarrimin, gjë që do të hidhte dritë mbi fatin e shumë personave që janë ende të zhdukur".

"Mungesa e plotë e njerëzimit dhe verbëria shoviniste e elitës politike separatiste në Prishtinë nuk reflektohet vetëm në qëndrimin e saj ndaj serbëve të gjallë në Kosovë dhe Metohi, por edhe në qëndrimin e saj ndaj të vdekurve", shkruan në fund të deklaratës.