Zyra për K&M: Kujtojmë Ivanin dhe Panteliun, krimi në Gorazhdevc një nga vrasjet më të rënda të sërbëve pas 1999

Kancelarija za Kosovo i Metohiju
Burim: Kancelarija za KiM

Zyra për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Sërbisë deklaron se si sot në vitin 2003, në bregun e lumit Bistrica, u vranë monstruozisht Ivan Jovoviq (19) dhe Pantelija Dakiq (12) dhe katër fëmijë sërbë u lënduan në vend të fëmijërisë së lumtur, vuajtën pasojat afatgjata të një krimi, autorët e të cilit, pavarësisht viteve që kaluan, nuk u mbajtën përgjegjës.

Sikurse bëhet e ditur nga Zyra për K&M, 23 vite më pas, dhimbja për krimin në Gorazhdevc nuk është zbehur.

"Mbetet e shkruar në kujtesën e popullit sërb, si një nga vrasjet më të rënda të sërbëve pas vitit 1999 dhe ardhjes së forcave ndërkombëtare në Kosovë e Metohi. Edhe sot, kur kujtojmë viktimat e pafajshme, dëshmojmë se tensionet dhe presionet ndaj sërbëve në Kosovë e Metohi vazhdojnë. Çdo sulm i ri, çdo armë tytgjatë drejtuar ndaj popullit sërb dhe çdo heshtje dhune, na kujtojnë se paqja e vërtetë, nuk mund të egzistojë aty ku për popullin tonë nuk ka mbrojtje, as thirrje para përgjegjësisë të atyre që kryejnë krime ndaj popullit sërb", thuhet në deklaratë.

Shtohet se jeta dhe kujtesa e familjeve të viktimave, është më e fortë se gjithçka.

"Ndaj është detyra jonë të kujtojmë Ivanin dhe Pantelian, të mos harrojmë fëmijët e plagosur nga Gorazhdevci dhe të mos lejojmë kurrë që familjet e tyre të mbeten vetëm me dhimbjen e tyre. Jeta dhe kujtesa e tyre janë më të forta se ata që për dekada duan t'i dëbojnë me frikë e forcë sërbët nga vatrat e tyre shekullore. Përgjigja më e madhe është tek ta që dëshironin që emri sërb të zhdukej, se ende jeton në familje ai emër, tek fëmijët dhe tek këmbëngulja e popullit që nuk pranuan të harrojnë viktimat e tyre", konkludohet nga Zyra.