Zyra për KeM: Arrestimi i Millenkoviqit është një demonstrim brutal i fuqisë së regjimit antiserb të Kurtit
Zyra për Kosovë dhe Metohi ka bërë të ditur se arrestimi i një serbi tjetër në territorin e Kosovës dhe Metohisë, kësaj radhe në Graçanicë, është një demonstrim brutal i forcës dhe padrejtësisë nga regjimi antiserb i Albin Kurtit në Prishtinë, i cili tani dëshiron të përhapë terrorin dhe tensionet e tij nga veriu në jug të Ibrit.
“Dragisha Millenkoviq nga Kishnica, afër Graçanicës, është arrestuar si pjesë e planit të hakmarrjes së Kurtit ndaj serbëve, jeta e të cilëve dita-ditës po vështirësohet, nëse nuk do t'i detyronte të largoheshin nga vatrat e tyre shekullore”, thonë nga Zyra për Kosovë e Metohi.
Siç shtojnë ata, Millenkoviq është një baba, burrë dhe bir shembullor, dhe u mor nga shtëpia e familjes në sy të gruas së tij, e cila si pasojë u sëmur.
“Ai ka tre fëmijë dhe siç dëshmojnë fqinjët e tij nuk e ka shitur kurrë tokën në të cilën jeton. Zyra për Kosovë dhe Metohi do t'i ofrojë menjëherë një avokat serb të arrestuar dhe çdo formë tjetër mbështetje, në mënyrë që të dëshmojë pafajësinë e tij dhe që lëvizjet antiserbe të Kurtit të debutohen”, thuhet në deklaratë.
komentet