Zyra për KeM e dënoi sulmin ndaj të riut serb: Motivi është urrejtja dhe intoleranca etnike

Kancelarija za KiM
Burim: Kancelarija za KiM

Zyra për Kosovë dhe Metohi e dënoi ashpër sulmin ndaj të riut serb S.P. (20) nga Graçanica, i cili ndodhi mbrëmë në rrugën ndërmjet Dobratinit dhe Guhstericës së Poshtme, dhe u bëri thirrje autoriteteve që të gjejnë autorët e atij krimi dhe t'i sanksionojë në mënyrë adekuate, dhe ftoi përfaqësuesit ndërkombëtarë që të dënojnë këtë krim të urrejtjes dhe intolerancës etnike.

Siç thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovë e Metohi, dëshmia e S.P. se tre shqiptarë e kanë sulmuar dhe goditur disa herë kur ka parkuar veturën me targa serbe, “KG”, tregon se motivi i sulmit është intoleranca etnike dhe se S.P është bërë shënjestër pikërisht për shkak se është serb.

“Përfaqësuesit tanë në terren janë në kontakt me të riun e sulmuar dhe ky sulm ka ngjallur shqetësim dhe trazira shtesë në komunitetin serb në Kosovën qendrore dhe Metohi, i cili pothuajse çdo ditë është i ekspozuar ndaj provokimeve të shumta”, thuhet në deklaratë.

Është shtuar se kjo është një tjetër dëshmi se retorika antiserbe, nxitëse nga Prishtina, çon në sulme të shpeshta ndaj popullit serb në Kosovë dhe nxit urrejtje dhe intolerancë ndëretnike, kundër përpjekjeve të Beogradit për të ndërtuar një bashkëjetesë paqësore në ato hapësira.