Zyra për K&M: Merr flakë plevica në posedim të të kthyerve në Klinë
Objekti ndihmës në posedim të të kthyerit Ljubisha Donçiq në fshatin Klinë është prekur nga flakët mbrëmjen e fundit e me këtë rast janë djegur disa qindra shtënga me bar të cilat kanë qenë të përqëndruara ndërkohë që objekti u rrënua plotësisht bën të ditur zyra për Kosovë e Metohi.
Siç bëhet e ditur, Donçiq nuk ishte në shtëpi gjatë momentit kur ra zjarri ndërsa në mëngjes herët konstatoi dëmet të cilat i denoncoi në polici.
"Ky sulm në shtëpinë e tij por edhe në egzistencën e vet sjell shqetësim në familjen Donçiq por edhe në familjet e tjera sërbe të kthyera në Klinë", bëhet e ditur në deklaratë.
Zyra për Kosovë e Metohi bën të ditur se do të ndihmojë familjen Donçiq të kompensojë dëmet që i’u shkaktuan dhe do t’i ofrojë të gjithë ndihmën sesi t'i rezistojë të gjitha presioneve.
“Përmes sulmeve të shpeshta dhe të vazhdueshme në pronat private, vënien e zjarrit, plaçkitjen e shtëpive dhe provokime të tjera, ekstremistët shqiptarë mjaft qartë dëshirojnë t’u tregojnë sërbëve se nuk do t'u ofrojnë paqe derisa të dëbohen nga shtëpitë e tyre. Populli sërb në Kosovë e Metohi vetëm dëshiron të jetojë në paqe në vatrat e veta shekullore, duke mos prekur askënd, por dëshiron veçse atë që i takon ndërsa të gjitha të drejtat njerëzore u janë shkelur”, bëhet e ditur.
Siç shtohet, djegia e plevicës së familjes Donçiq është një tjetër shkëndijë e atmosferës së ndezur të sigurisë në hapësirën e Kosovës dhe padyshim që vjen si pasojë direkte e retorikës së Kurtit dhe e politikës së vetme që ai zbaton, politikë e drejtuar ndaj popullit sërb.
Në deklaratë shprehet keqardhja për faktin se bashkësia ndërkombëtare nuk mund t’a ndalë politikën e dhunës së Kurtit ndaj serbëve në hapësirën e Kosovës.
0 komentet