Zyra për K&M: Në Jarinjë ndalohet mjeku Todoroviq, policia e keqtrajtoi në praninë e fëmijëve të tij

Kancelarija za KiM
Burim: Kancelarija za KiM

Zyra për Kosovë e Metohi në qeverinë e Sërbisë deklaron se sot Nikolla Todoroviq, mjek i që punon në QKS në Mitrovicën e Kosovës, është ndaluar në vendkalimin administrativ të Jarinjës ndërsa ishte duke drejtuar automjetin në praninë e fëmijëve minorenë në komunën e Sërbicës me rastin e një feste fetare familjare.

"Efektivët e Policisë Kosovare e ndaluan për shkak të mungesës së dokumenteve shtesë për fëmijët, duke nxjerrë këta të fundit prej autoveturës dhe më pas keqtrajtuan Todoroviqin në praninë e tyre ndërkohë që Todoroviq kundërshtoi, ata e ndaluan atë" thuhet në deklaratë.

Zyra për Kosovë e Metohi menjëherë ka angazhuar avokat për të arrestuarin Todoroviq.

"Bëhet fjalë për një tjetër rast torturues prej policisë së Kosovës, e cila përditë kërkon justifikime për të keqtrajtuar dhe arrestuar sërbët dhe rasti i Todoroviqit, bie në sy sepse ai ka përjetuar keqtrajtim para tre fëmijëve të vet, 12, 8 dhe 5 vjeçarë dhe kjo me rastin e festës" thuhet në deklaratë.