Zyra për K&M: Sërbi u arrestua në kuadër të sulmeve elektorale të Kurtit ndaj komunitetit sërb

Kancelarija za Kosovo i Metohiju
Burim: Kancelarija za KiM

Zyra për Kosovë e Metohi informon se në mbrëmje sërbi Vidosav M, u arrestua në shtëpinë e vet duke bërë të ditur se bëhet fjalë për arrestim të paautorizuar të Albin Kurtit i cili vijon fushatën elektorale të dhunshme ndaj komunitetit sërb.

“Vidosav M. u arrestua në shtëpinë e vet çka tregon qartë se nuk ka se përse të fshihet mbarë aksioni për nevojat e Kurtit i ndërmarrë para familjes së këtij sërbi i cili përjetoi stres të paparë. Bëhet fjalë për sulm klasik ndaj sërbëve për qëllime elektorale dhe kjo mbështetet nga fakti se nuk u gjetën prova në shtëpinë e të arrestuarit, por kjo është arsyeja përse familja e tij i’u nënshtrua frikësimit të papranueshëm gjatë kontrollit”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë vërehet se veprime të tilla kryhen me qëllim tërheqjen e zgjedhësve.

“Veprime të tilla anti-sërbe të Kurtit dhe Sveçlës shërbejnë vetëm për të turbulluar sytë e publikut dhe për të frikësuar sërbët e të gjitha me qëllim që Kurti, me goditjen në veri të Kosovës e Metohisë, të tentojë të fitojë disa vota më shumë në zgjedhjet e dhjetorit, duke pasur parasysh se zgjedhësve të vet nuk ka çfarë tjetër t'u ofrojë”, shtohet nga Zyra për K&M.

Kjo e fundit theksoi se si pjesë e fushatës elektorale, Kurti gjithashtu çeli “urën e papërfunduar për këmbësorë mbi Ibër” dhe stacionin policor në Lleposaviq.

“Ndaj Kurti ditën e parë të fushatës elektorale çeli urën e papërfunduar për këmbësorë mbi Ibër e cila sipas të gjitha provave nga terreni, paraqet kërcënim për sigurinë dhe vetëm një ditë më pas, çeli edhe një tjetër stacion policor të vendosur në Lleposaviq. Ashtu sikurse zgjedhësit ndëshkuan veprimet e tij gjatë dy cikleve zgjedhore këtë vit, ashtu dhe në dhjetor do të përjetojë dështim, ndërsa populli sërb edhe një herë do të demonstrojë harmoni, unitet dhe përgjegjësi si përgjigje ndaj terrorit të Kurtit”, përfundon deklarata.