Staroviq për arrestimet në Mitrovicën e Veriut: Pushtim policor si kund tjetër në Europë

hapšenje u Severnoj Mitrovici
Burim: Kosovo Online

Ministri i Integrimit Europian të Sërbisë Nemanja Staroviq, për rastin e arrestimeve të të rinjve sërbë në Mitrovicën e Veriut, tha se se kjo është “pamje e ashpër e okupimit policor e cila nuk është parrë kund në Europën moderne”.

“Pamje shokuese nga Mitrovica e Veriut“, shkruan Staroviq në rrjetin social “X“, nën pamjen në të cilën shikohet sesi policët kosovarë arrestojnë të riun sërb në Mitrovicën e Veriut pas koncertit në kuadër të festivalit të xhazit.

Konstaton se në Kosovë sot policia arrestoi të rinj sërbë pasi fishkëllyen kryekomunarin ilegjitim shqiptar.

“Pamje e ashpër e okupimit policor, e paparë kudo në Europën moderne” vlerëson Staroviq.

Në Mitrovicën e Veriut sot pasdite dy persona të kombësisë sërbe u arrestuan për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike. 

Sikurse tha për Kosovo onlajn ndihmëskomandanti i Policisë Kosovare për rajonin e veriut Veton Elshani, një person u ndëshkua për sulm verbal dhe u lirua, ndërsa tjetri do mbahet 48 orë për kërcënim.

Arrestimet erdhën pas koncertit në kuadër të festivalit të xhazit që mbahet në shëtitoren e Mitrovicës së Veriut organizatorët e të cilës janë nga jugu i Mitrovicës. Në kafenetë që ndodhen tek shëtitorja pasdite u populluan nga numër i madh sërbësh dhe njëkohësisht u mbajt “Ditët e Mitrovicës” që e organizojnë mikpritësit sërbë. 

Në një moment u shfaq dhe kryekomunari i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, të cilin qytetarët e fishkëllyen.