Zyra për K&M: Sulmi ndaj dy sërbëve në Deçan, provë që të kthyerit janë të rrezikuar në Kosovë

Kancelarija za Kosovo i Metohiju
Burim: Kancelarija za KiM

Zyra për Kosovë e Metohi shprehet se sulmi ndaj dy sërbëve, Dejan S. dhe Radovana M, mbrëmjen e sotme në Deçan, është pasojë e politikës antisërbe të Prishtinës në të cilën sikurse thuhet, inkurajoi ekstremistin shqiptar që të shtinte mbi ta breshëri plumbash vetëm sepse ishin sërbë.

Në incidentin e armatosur në kafene në Deçan u lënduan dy sërbë, si dhe një shqiptar avokati D.C, ndërsa i dyshuari për tentativë vrasjeje Ismet Zukaj u arrestua në vendngjarje.

Nga Zyra për K&M bëhet e ditur se Radovan M. dhe Dejan S. janë sërbë të zhvendosur nga Kosova prej vitit 1999 dhe sulmi ndaj tyre tregon sesa të rrezikuar janë të kthyerit në territorin e Kosovës si shënjestër e politikës së Kurtit.

“Ata u qëlluan dhe pësuan lëndime të rënda vetëm sepse janë sërbë sepse guxuan të vizitonin pronën e tyre në Metohi, e cila u pastrua etnikisht prej sërbëve”, thuhet nga Zyra për K&M dhënë Novosti.

Më tej thuhet se për sulmin ndaj Dejanit dhe Radovanit do të informohen të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe do të kërkojnë që agresori të ndëshkohet rëndë.

Sikurse raporton Novosti, i arrestuari Zukaj pyeti Dejanin dhe Radovanin nëse ishin sërbë, pas së cilës nxori pistoletën dhe me gjakftohtësi shtiu me plumba ndaj tyre.

Krimi nuk u parapri nga ndonjë grindje, por Zukaj “thjesht nisi të shtinte drejt sërbëve”, të cilët nuk i njeh, e as ata nuk e njohin atë.

Radovani u qëllua me disa plumba në stomak dhe u operua në Spitalin e Pejës, ndërsa Dejani u qëllua në pjesën e legenit dhe ndodhet në spitalin e Prishtinës. Dejani është person i zhvendosur nga Peja, ndërsa Radovani nga Deçani, shton Novosti.

Me ta në tavolinë ishte avokati D.C., i cili gjithashtu u sulmua dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë.