Zyra për K&M: Vandalizohet qendra shëndetësore në Suhodoll, ekstremistët thyejnë gjithçka që mban prefiksin sërb
Zyra për Kosovë e Metohi ka reaguar me rastin e vandalizimit të qendrës shëndetësore në vendbanimin shumëetnik të Suhodollit në Mitrovicën e Veriut dhe shprehet se ekstremistët nën urrejtje të verbuar thyejnë e vandalizojnë gjithçka që mban prefiks sërb.
Në deklaratë thuhet se në vazhdim të valës së incidenteve etnike në Kosovë, kësaj radhe në shënjestër është gjendur qendra shëndetësore të cilës i janë thyer xhamat dhe mbrojtëset e shufrave të metalta të dritareve që janë mbrojtëse të këtij institucioni shëndetësor.
Pasojat e këtij sulmi huligan, i ka vërë re infermierja para mbërritjes në qendrën shëndetësore e cila siç thotë, shumë herë ka qenë në shënjestrën e ekstremistëve.
“Ndonëse ky institucion shëndetësor ofron ndihmë shëndetësore si sërbëvë dhe shqiptarëve, është e qartë se ekstremistët, me urrejtje të verbuar kjo nuk u intreson, por i thyen dhe vandalizojnë gjithçka që mban prefiks sërb. Ky sulm ka shkaktuar shqetësim të madh tek banorët ku këtu marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Zyra për Kosovë e Metohi përmes përfaqësuesit të vet në terren do të riparojë këtë dëmtim dhe vazhdojë të investojë tek institucionet shëndetësore sërbe në K&M” thuhet në deklaratë.


0 komentet