Zyra për KdheM: Heqja e pllakës përkujtimore për ushtarët serbë është një përpjekje për të fshirë gjurmët e ekzistencës serbe
Heqja dhe zhvendosja e pllakës përkujtimore për ushtarët serbë të vdekur në luftërat ballkanike dhe në luftën e Parë botërore, në pjesën ushtarake të varrezave ortodokse në Prishtinë, është një përpjekje për të fshirë të gjitha gjurmët e ekzistencës serbe në Kosovë dhe për të rishkruar brutalisht historinë, njoftoi Zyra për Kosovë dhe Metohi.
Siç thuhet në deklaratën e Zyrës për KdheM, ata kanë njoftuar misionin e OSBE-së dhe misionet e tjera ndërkombëtare që veprojn në territorin e Kosovës për atë akt anticivilizues, duke kërkuar përgjigje konkrete dhe përgjegjësi nga autorët e atij akti vandalizmi.
Ata po ashtu theksojnë se në bashkëpunim me Dioqezën e Rashko-Prizrenit do të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat dhe mundësitë ligjore për ta kthyer pllakën në vendin e saj.
“Posaqërisht shqetësues fakti se heqja e pllakës për viktimat serbe nga një vend i dukshëm është bërë para syve, dhe sipas dëshmive të priftërinjve, të përfaqësuesve të huaj në Kosovë dhe Metohi, gjë që shtron pyetjen e nëse Prishtina e ka vërtet dorën e lirë në politikën e saj të përdhosjes, mohimit dhe fshirjes së gjithçkaje serbe për të vepruar kështu”, thuhet në deklaratë.
Sipas tyre, Prishtinën nuk po e shqetësojnë vetem serbët e gjallë por edhe ata të martirizuar në Kosovë.
“Pas lëvrimit të eshtrave të serbëve në Mitrovicën e Kosovës, përdhosjes, djegies, rrënimit të varreve dhe memorialeve serbe, është e qartë se Prishtinën e shqetësojnë edhe të gjallët edhe serbët e martirizuar që dhanë jetën për paqe dhe liri në këto vise me ideale të ndritura që për Albin Kurtin dhe pasuesit e tij nuk kanë vlerë”, theksohet në deklaratën e Zyrës për KdheM.
Theksohet se askush nuk do të mund ta fshijë kurrë të kaluarën e lavdishme dhe heroike të popullit serb në territorin e Kosovës.
“Sepse është obligim jonë që ta ruajmë kujtimin e të parëve tanë që dhanë gjënë më të vlefshme, jetën e tyre, që brezat e ardhshëm të jetojnë në një botë më të mirë”, përfundon njoftimi i Zyrës për KdheM.
0 komentet