Banori i Suhodollit: Sulmi ndaj qendrës shëndetësore është hedhje e benzinës në zjarr, frikësohemi se raste të tilla po përsëriten
Banori i Suhodollit Miqo Kragoviq vlerëson se sërbët në Kosovë ndodhen nën siguri tërësisht të shkatërruar, ndërsa shkatërrmi i dritares dhe hekurave në qendrën shëndetësore në fshatin e tij është "hedhje e benzinës në zjarr". Siç thotë nuk pret se do të ndiqet me ndonjë reagim nga organet kompetente për këtë incident, por që shqiptarët do të vazhdojnë “të bëjnë ato me të cilat janë mësuar".
Kragoviq thekson se kjo nuk është hera e parë që ndodhin të tilla incidente.
"Kjo është hedhje e benzinës në zjarr ndonëse me këtë situatë të rëndë. Përveç sigurisë së plotë, e cila për ne është 100% e kërcënuar, ndodhin edhe gjëra të tilla. Kjo nuk është hera e parë, vazhdimisht ndodh diçka e tillë”, ka thënë Kragoviq për Kosovo Onlajn.
Banorët vendas thotë ai, kanë frikë për sigurinë e tyre dhe heshtin ndaj ngjarjeve të tilla, të cilat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
“Nuk ka njeri se çfarë të thotë duke qenë se siguria në mjedisin tonë tashmë është në prapavijë” vlerësoi ai.
Banori vëren se, si çdo herë, reagimi i autoriteteve ndaj shqetësimeve të tilla të sërbëve dhe shkatërrimit të pronës do të mungojë.
"Nuk presim asgjë, ata do të vijnë sërish dhe do të bëjnë atë që janë mësuar", përmbylli ai.
0 komentet