Shoqata e Sërbëve të Maqedonisë nga Tetova, kremton 30 vjetorin e krijimit

Monografija Srba i Makedonaca
Burim: Kosovo Online

Shoqata e Sërbëve të Maqedonisë "Branko Çajka” në Tetovë u mblodh për të kremtuar 30 vjetorin e krijimit përmes promovimit të monografisë që pasqyron aktivitetin e saj në 30 vite egzistencë.

Pjesmarrësit në këtë promovim, kanë pasur rastin që përmes videove të shfaqura, të ndiqnin disa prej aktiviteteve përgjatë 30 viteve të fundit të cilat kanë qenë pjesë e monografisë. Milutin Stançiq nga Qendra Informative dhe Kulturore sërbe në Shkup mbajti fjalimin e rastit.

"Kjo shoqatë ka treguar sesi mund ta sfidojë kohën dhe me këmbënguljen dhe masivitetin e saj ka evidentuar kapacitetin për të arritur rezultate. Monografia ka rreth 50 faqe, me foto dhe tekst, kemi një numër të madh emrash personash, nënshkrimet e të cilëve figurojnë në mjaft kontrata, pra është një tregues i saktë i kohës që kemi lënë pas. Për mua është një hap i madh përpara për shoqatën e cila 30 vite të shkuara filloi funksionimin. 'Ne shkruajmë dhe krijojmë në sërbisht' ku mund të them se i kalon kapacitetet e orëve të rregullta mësimore", theksoi në fjalën e tij Milutin Stançiq.

Shoqata është themeluar në vitin 1992 me qëllim zhvillimin e aktiviteteve në fushën shpirtërore dhe kulturore, zakoneve dhe marrëdhënieve të ndërsjella ndërmjet popullit maqedonas dhe atij sërb.

"Monografia u konceptua si një përkujtimore e shkruar për të gjithë anëtarët që e ndërtuan me shumë entuziazëm dhe shkruan faqet e historisë së saj 30-vjeçare. Ajo me punën, përpjekjen dhe angazhimin vetëmohues, la gjurmë të dallueshme në kulturën dhe jetën e qytetit apo dhe më gjerë"-theksoi gjatë promovimit autorja e monografisë dhe kryetare aktuale e Shoqatës, Sonja Andonov.

Përvec aktivitetit të kësaj shoqate, me sukses punon edhe Shoqëria Kulturore Artistike "Branko Çajka". Në repertorin e saj, kjo shoqëri vlerëson në mënyrë të barabartë folklorin sërb dhe maqedonas, duke shfaqur koncerte të shumta në qytet ngado në Maqedoninë e Veriut, Sërbi dhe më gjerë, ku nuk kanë munguar çmimet e mirënjohjet e rëndësishme. Në promovim, Shoqata shperndau certifikata mirënjohje për individë dhe grupe.