Shqipëria: Mbështetja ndaj pakicave kombëtare përmes projektit "E ardhmja është tek origjina"
Në promocionin e projektit të financuar nga ana e Fondit për pakicat kombëtare nën slloganin “E ardhmja është tek origjina" në shtëpinë etnike Fustanella në Tiranë, janë mbledhur përfaqësues të pakicave etnike që jetojnë në Shqipëri.
Përmes një programi të pasur artistiko-kulturor, u prezantuan produktet e shijshme të kuzhinave të atdheut nga vinin, ndërsa tryezën sërbe e ka promovuar shkodranet Millojka dhe Eni Brajoviq.
Pas disa vitesh nga kalimi i ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare, Shqipëria ka aktivizuar fondin e buxhetit në të cilin definohen kriteret për shpërndarjen e fondeve të ndara për punën e pakicave kombëtare.
“Ruajtja e kulturës, traditës, gjuhës dhe të shkruarit të popujve që jetojnë në hapësirën e Shqipërisë është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë”, tha për Kosova Onlajn Kostadina Bezhani kryetare e Komitetit për Pakicat Kombëtare të Shqipërisë.
Sipas saj, Qeveria e Shqipërisë për të mbështetur pakicat kombëtare nga buxheti i vet për këtë vit ka ofruar 4 milionë lek afërsisht 40 mijë euro.
"Komiteti Shtetëror për Pakicat Kombëtare ka për synim të ndihmojë në ruajtjen e zakoneve dhe traditave të popujve që jetojnë në këto hapësira. Për të filluar prezantimin dhe mbështetjen e punës së tyre, shpallëm konkurs për projektet i cili përfundoi në prill. Tani ato janë duke u realizuar ndërsa njëra prej tyre, është pikërisht kjo që thuhet se është e përbashkët për të gjithë, pasi kuzhina është pjesë e rëndësishme e kulturës kombëtare. Tubimi dhe përfaqësimi i pakicave në mënyrën që bënin gjyshet tona, përcjellja e recetave tradicionale që kanë mbijetuar deri më sot, mund t’a përfaqësojë më mirë një popull por edhe të tregojë se çfarë kemi të përbashkët të gjithë ne” tha Bezhani.
Projekti "E ardhmja është tek origjina" si një nga dhjetë të përzgjedhurit në konkursin të këtij viti, u mendua nga përfaqësuesit e pakicës kombëtare më të madhe në Shqipëri që është ajo greke dhe përfaqësues të tetë minoriteteve të tjera të njohura në Shqipëri, vllahët, rumunët, egjiptianët, bullgarët, romët, maqedonët e veriut, malazezët dhe sërbët.
“Organizimi i aktiviteteve të tilla kontribuon për qytetin tonë, sepse Tirana është metropol që zhvillohet dita-ditës. Në Tiranë jetojnë, punojnë e studiojnë anëtarë të gati 144 kombësive të ndryshme nga e gjithë bota. Të themi se kjo është shtëpi e madhe ku të gjithë gjejnë hapësirë për të jetuar jetën e tyre", ka thënë për Kosovo Onlajn, zv kryebashkiaku i Tiranës Andi Seferi.
Ligji për ruajtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri është ndërmarrë në vitin 2017 dhe në përputhje me këtë, janë njohur nëntë pakica kombëtare.
Numri i saktë të përfaqësuesve të popujve apo grupeve etnike të pakicave, ende nuk dihet, por kjo mund të konfirmohet në rregjistrimin e ardhshëm të banorëve dhe banesave që Qeveria Shqiptare ka planifikuar të organizojë më 18 shtator.

0 komentet