Softa: Shqipëria është bërë vendi në të cilën gratë sillen për t’u shfrytëzuar sekslualisht
Ish drejtori i Policisë së Shtetit të Shqipërisë dhe ekspert për sigurinë Fatjon Softa vlerëson se rrjetet kriminale të trafikut të qënieve njerëzore sot janë më të organizuara sesa më herët duke paralajmëruar se Shqipëria është nga vendet ku sillen gratë për të prostituar duke e shndërruar në destinacionin në të cilën vajzat që sillen nga jashtë shfrytëzohen seksualisht.
Softa spegoi se grupet kriminale shqiptare prej vitesh bashkëpunojnë me mafian italiane veçanërisht në prostitucion dhe trafikim të qënieve njerëzore, ndërsa sot janë pjesë e rrjeteve kriminale ndërkombëtare shumë më të gjera.
Ai kujtoi se Shqipëria në vitet ’90 ishte një nga rrugët kryesore të tranzitit për kontrabandën e njerëzve përmes Ngushticës së Otrantos në Itali.
"Grupet kriminale shqiptare, veçanërisht në Itali, bashkëpunuan prej vitesh me mafian italiane. Shqipëria atëherë ishte vend tranzit për trafikimin e qënieve njerëzore përmes Ngushticës së Otrantos dhe në këtë rrugë transferoheshin dhe gratë e të miturit nga Ukraina, Rusia dhe vendet e tjera europianolindore për shfrytëzim seksual", tha Softa për Kosovo Onlajn.
Sipas fjalëve të tij, me mbylljen e rrugëve që shfrytëzoheshin nga motoskafistët, trafikimi i qenieve njerëzore nuk u zhduk, por u bë shumë më i sofistikuar.
"Dikur ishin individë apo grupe më të vogla, ndërsa sot kemi organizata kriminale të organizuara e të strukturuara që veprojnë në territore të mëdha dhe janë të lidhura me grupe në vendet e Bashkimit Europian, por dhe me rrjetet në Amerikën Latine dhe shtete të tjera nga të cilat burojnë narkotikët", tha Softa.
Ky i fundit tha se Shqipëria ndërkohë ka ndryshuar rolin e vet në këtë zinxhir.
"Shqipëria nga vend ku eksportonte prostitucion, është shndërruar në vend ku vajzat sillen nga jashtë për të prostituar. Ky është rezultat i aktiviteteve të grupeve të organizuara kriminale", tha Softa.
Duke folur për bashkëpunimin e grupeve kriminale në rajon, Softa tha se ato funksionojnë përmes të ashtuquajturit rrjet ballkanik.
"Këto janë të njëjtat grupe që qëndrojnë periodikisht në vende të ndryshme dhe po flasim për boshtin
Beograd-Mali i Zi-Tiranë, përmes të cilit arrihet bashkëpunimi në trafikimin e qënieve njerëzore", tha Softa.
Ky i fundit shtoi se grupet kriminale sot në masën më të madhe mbështeten tek interneti, rrjetet sociale dhe platformat për dhënien me qira të akomodimit.
“Shqipëria tashmë është e njohur me fenomenin e eskortave. Egzistojnë mjaft faqe në internet që promovojnë këto shërbime dhe ato vazhdojnë të jenë aktive pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve dhe mediave. Grupet kriminale shfrytëzojnë faktin se Shqipëria është shndërruar në destinacion të rëndësishëm turistik dhe intensiteti më i madh i trafikut njerëzor nga maji deri në tetor“, tha ai.
Ai shtoi se Kosova mbetet korridori më i rëndësishëm i komunikimit si pasojë e lirisë së lëvizjes dhe kontrolleve të imtësishme të të gjitha automjeteve.
Softa tha se policia shqiptare vitet e fundit ka ndërmarre shumë operacione kundër trafikut njerëzor në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Kamëz, Lezhë dhe Shkodër por fenomeni po zgjerohet pavarësisht kësaj.
Si arsye për rritjen e trafikut njerëzor ai veçoi korupsionin, kontrollin e pamjaftueshëm tek objektet që jepen përmes platformave për akomodim afatshkurtër dhe përfitim të madh që realizojnë grupet kriminale.
“Sipas përqindjeve bëhet e ditur se më shumë se 800 milionë euro në vit i lihen Shqipërisë si rezultat i këtij fenomeni. Kjo tregon sesa burime financiare gjenerohen nga rrjetet kriminale ndërkombëtare” tha Softa.
Ky i fundit beson se shteti ka kapacitete për luftë efikase ndaj trafikut njerëzor përmes forcimit të kontrolleve të vendkalimeve kufitare, shkëmbim të mirë të të dhënave me Europolin dhe Interpolin dhe mbikëqyrje më e rreptë mbi dhënien e akomodimeve private, duke vlerësuar se pikërisht kontrolli i pamjaftueshëm favorizon aktivitetet e grupeve të krimit të organizuar.
komentet