20 vitet e Panairit të rakisë në Soçanicë: Tradita e cila vijon
Më shumë se 170 mostra rakish, 48 medalje të arta dhe prodhues nga zona të ndryshme shënuan 20 vjetorin e Panairit të Rakisë. Ky panair i rakisë së kumbullës së parapjekur dhe rakive të tjera të frutave të Luginës së Ibarit, u mbajt në Soçanicë. Vendin e parë në kategorinë e rakisë së kumbullës e fitoi Shoqata "Sokoljaça" nga Soçanica me vlerësimin 18.54.
Për shkak të kushteve të këqija të motit, shfaqja jubilare e XX e Kumbullave të parapjekura dhe rakive të tjera të frutave të Luginës së Ibarit u mbajt në sallën e sporteve të Shkollës Fillore "Vuk Karaxhiq" në Soçanicë, në vend të sheshit të qytetit.
Manifestimi u çel nga kryetari i Kuvendit Komunal të Lleposaviqit Marko Rakiq, ndërsa në emër të vetëqeverisjes vendore dhe përfaqësuesve, pjesmarrësve u foli Marko Radosavljeviq. Organizatori dhe anëtari i komisionit të vlerësimit, profesor Svetomir Millojeviq, përshëndeti pjesëmarrësit dhe të ftuarit.
Panairi i këtij viti mblodhi më shumë se 160 prodhues dhe sipas fjalëve të organizatorëve, u vlerësuan rreth 175 mostra rakie. Në kategorinë e rakisë së kumbullës, asistuan 139 mostra, ndërsa 24 mostra ishin nga lloje të tjera frutash-kajsi, qershi, mollë, dardhë dhe ftua.
U ndanë gjithsej 48 medalje ari.
Mes të ftuarve ishin prodhues dhe pijedashës të rakisë nga Çaçaku, Kraljeva, Krushevaci, Vërnjaçka Banja, Trepça e epërme, Vojvodina, Rashka dhe rajone të tjera, si dhe nga Kosova, Zubin Potoku e deri nga Shtërpca.
Programi kulturor u pasurua me prezantimin e librit për Soçanicën, autor i së cilës është oftalmologu Dr. Millosh Jovanoviq.
Vendin e parë në kategorinë e rakisë së kumbullës e fitoi Shoqata "Sokoljaça" nga Soçanica me vlerësim 18.54. Çmimi ishte fuçi me vëllim prej 100 litrash, ndërsa përfaqësuesit e shoqatës vendosën t’a dhurojnë atë për manastirin e Shënjt Jovanit në Soçanicë.
Dragisha Milojkoviq, i cili asistoi në panair prej fillimit, thekson se artin e prodhimit të rakisë e ka trashëguar nga gjyshi dhe babai i tij dhe se njohuritë prej vitesh i ka përmirësuar përmes shoqërimit me prodhues të tjerë dhe duke marrë pjesë në manifestime.
"Merrem me prodhimin e rakisë prej kohësh. Me ndihmën e gjyshit dhe të tim eti mësova zanatin. Me kalimin e kohës, zgjeruam njohuritë ndërsa profesori na ndihmoi shumë. Përmes manifestimeve dhe shoqërimeve arritëm në kualitetin që mund të paraqesim", tha Millojkoviq.
Për të, megjithatë suksesi nuk është vetëm tek medaljet, por dhe tek transmetimi i përvojës.
"Shoqata është, fjalë për fjalë, shoqëri nën gotë rakie dhe njerëz të mirë. E rëndësishme është që njëri-tjetrit t'i përcjellim eksperiencat. Ajo çka di është që kualiteti duhet t’u përcillet fqinjëve dhe kushërinjve. Kjo është për të mirën e përgjithshme", tha Milojkoviq.
Vendin e dytë e fitoi Dejan Mijailloviq nga Kraljeva me vlerësimin 18.53 i cili mori kazan pjekjeje për rakinë e vet. Ndonëse për herë të parë asiston në garë, prodhimi i rakisë për të paraqet trashëgimi familjare.
"Rrjedh nga fshati Peçenogi, mes Kraljevës dhe Kragujevacit, rajon ku kumbullat lulëzojnë. Kjo raki është bërë nga kumbullat e korrjes më të mirë dhe është pjekur mirë. Ishte hera e parë që asistova në konkurs dhe nuk prisja rezultat të tillë", tha Mijailloviq.
Ai thekson se çmimet përfaqësojnë nxitje për të ruajtur atë që krijuan brezat e mëparshëm.
"Çmimi është vetëm nxitje për të punuar edhe më mirë me atë që kemi dhe të mos lejojmë që të dështojë ajo çka dikush para nesh ka punuar ndoshta me shekuj. Çështja kryesore është të mos shuhet ajo nga rjedhim. Jeta e përshpejtuar na udhëheq në anë të tjera, por nuk duhet ta lëmë pas dore origjinën tonë", shtoi Mijailloviq.
Vendi i tretë i takoi Nikolla Milliq nga Çaçaku me vlerësim 18.52 i cili fitoi fuçi 50 litrash. Prodhimin e rakisë e trashëgoi nga prindërit dhe paraardhësit e tij dhe në dhjetë vitet e fundit është angazhuar më aktivishshëm në të.
"Qysh kur isha i vogë; isha i dhënë pas kumbullave. Kjo është diçka që e mbaj në vetvete dhe që është rritur në dashuri për kumbullat dhe rakinë. Në garë vij dhe për t'u shoqëruar, për t’u njohur me njerëz të rinj dhe shkëmbyer përvoja", tha Milliq.
Organizatori dhe anëtari i komisionit të vlerësimit, profesor Svetomir Millojeviq, është i kënaqur me reagimin e prodhuesve dhe cilësinë e mostrave të marra.
"Jam mjaft i kënaqur, veçanërisht me numrin e pjesëmarrësve. Më herët kishim rreth 70 ose 80 mostra, ndërsa tani kemi arritur afro 175-176. Me këtë, i tejkaluam pritshmëritë tona, ndaj organizimi ishte diçka më kërkues, por mendoj se gjithçka e finalizuam me sukses" tha Millojeviq.
Duke folur për vlerësimin, spegoi se komisioni i kushton vëmendje të veçantë ngjyrës, kthjelltësisë, tipizimit, aromës dhe shijes së rakisë.
"Derisa t’a provojmë rakinë, nuk mund të themi nëse është vërtet e mirë. Aroma mund të na mashtrojë, por vetëm kur e provojmë dhe vlerësojmë shijen, mund të japim vlerësim që i përgjigjet cilësisë", spegoi Millojeviq.
Sipas fjalëve të tij, ky rajon zë vend të rëndësishëm mes zonave të njohura për kualitetin e kumbullave dhe kumbullave në Sërbi. Vlerën e veçantë që manifestohet, Millojeviq e shikon tek takimet me prodhuesit nga rajone të tjera, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e kontakteve që zgjasin edhe pas përfundimit të ekspozitës.
Manifestimi u mbështet nga komunitetet vendore të Soçanicës dhe Trepçës, Komuna e Lleposaviqit, Organizata e Sportit dhe Turizmit Lleposaviq dhe Zyra për Kosovë e Metohi.





komentet