Aleksandri ishte i pari qw kapi kryqin në liqenin e Ujmanit: Notuam për vëllezërit tanë të vrarë në Banjskë

Plivanje za krst, Gazivode
Burim: Kosovo Online

Not për kryqin e nderuar, manifestimi shumëvjear tradicional për festën e Ujit të Bekuar, u mbajt edhe për këtë vit në liqenin e Ujmanit dhe kryqin i pari që e kapi ishte Aleksandar Kasalloviq nga Mitrovica e Veriut.

Ndonëse Arqipeshkvia rashko-prizrenase bëri të ditur se nuk do të organizonte këtë vit notim për kryqin e nderuar, organizimin e mori përsipër Shtëpia e Kulturës "Kollashini i Vjetër".

Prezenca e qytetarëve këtë vit ishte e madhe, ndërsa për notim u rregjistruan 224 njerëz. Pas këndimit të këngëve patriotike dhe pishtarëve, ata u hodhën me not për kryqin e nderuar, ndërsa i pari që e kapi atë ishte i riu Aleksandar Kasalloviq i cili tha se ky notim i kushtohet njerëzve të vrarë në Banjskë.

"Ky është notimi im i parë në jetë dhe është mjaft domethënës për të gjithë ne në Kosovë. Notimi u kushtohet vëllezërve tanë që u vranë në Banjskë. Kjo është veçse ruajtje e fesë sonë në K&M, vesçe fesë sonë kristiane. Notimi është shumë i veçantë në vetë ditën e Ujit të Bekuar", ka thënë Kasalloviq.

Atij pas daljes nga uji, kryetari i organit të përkohshëm të Komunës së Zubin Potokut Sërgjan Vulloviq i dorrëzoi kurorën dhe çmimin financiar.

Përveç pjesmarësve, në liqen ishin mbledhur me qindra qytetarë të cilët erdhën për të brohoritur notarët.