Arqipeshkvia rashko-prizrenase: Përhapja e urrejtjes janë akuza ndaj KOS, jo hall i kishës për vendet e saj të shenjta

vladika Teodosije i iguman Sava pored ostataka manastira Bogorodice Hvostanke
Burim: X/eparhija raško-prizrenska

Kisha Ortodokse Sërbe nuk përhap urrejtje teksa kujdeset për vendet e saj të shenjta, të cilat janë të njohura edhe në ligjet kosovare, por urrejtja etnike dhe fetare përhapet nga ata që e akuzojnë kishën për këtë, thuhet nga Arqipeshkvia rashko-prizrenase duke reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Beq Berisha ku siç shtohet nga Arqipeshkvia, është pikërisht tregues se dëmtimi i gardhit rrethues i atij lokaliteti është pasojë e urrejtjes që po përhapet sistematikisht kundër KOS.

Berisha pak ditë më parë hodhi akuza ndaj KOS për shkak të vizitës së peshkopit Theodhosi dhe bashkëpunëtorëve të tij në lokalitetin arkeologjik të manastirit të Virgjëreshës Hvostanska në komunën e Istogut më 4 mars, pas së cilës, kujton Arqipeshkvia pasoi me sulm në këtë lokacion nga ana e personave të panjohur të cilët dëmtuan gardhin e kompleksit.

Të tilla akuza janë të ashpra dhe të pabaza, theksohet nga Arqipeshkvia.

Bëhet e ditur dhe se mbeten të shqetësuar për Virgjëreshën e Hvostanska, si një nga objektet e shenjta historike të rëndësishme të KOS e cila përfshihet në zona të veçanta të mbrojtura së bashku me afro 50 objekte të tjera të KOS në Kosovë, si dhe se dëmet e fundit në atë vend dëshmojnë se objektet kishtare vijojnë të jenë të rrezikuara dhe se u nevojitet mbrojtje pasi në këtë hapësirë nuk jeton popullsi sërbe dhe lokacioni nuk është i siguruar nga policia.

Në lidhje me vizitën e peshkopit Theodhos, theksojnë se ajo është organizuar me përfaqësues të misionit Euleks dhe në koordinim me Policinë Kosovare për shkak të veprimeve të mëparshme ilegale në këtë lokacion.

“Kompleksi i Virgjëreshës Hvostanske nën këtë emër është i regjistruar në Ligjin rreth mbrojtjes së zonave speciale që është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, sipas të cilit në hapësirën e zonave të mbrojtura nuk mund të kryhen aktivitete dhe punë pa pëlqimin e Kishës Ortodokse Sërbe dhe Këshillit për Implementimin e zonave të mbrojtura. Kjo thuhet qartë në ligj, të cilin fatkeqësisht autoritetet kosovare shpeshherë nuk e respektojnë. Duke qenë se zoti Berisha mesa duket nuk i njeh ligjet e Kosovës, ndonëse është deputet i Kuvendit, duhet t’i kujtohet se ligji është miratuar për mbrojtjen e objekteve të KOS në Kosovë të cilat shumë herë janë sulmuar dhe përdhosur vitet e kaluara. Ndaj 45 lokacione janë vendosur nën statusin e zonave të mbrojtura dhe këto janë lokacionet e KOS, ndërsa përveç kësaj, i gjithë fshati Hoçë e Madhe dhe pjesa historike e qytetit të Prizrenit, në të cilin, përveç objekteve të tjera, gjenden edhe disa kisha ortodokse sërbe mesjetare” thuhet në deklaratën e Arqipeshkvisë.

Kujtojnë dhe se historia e lokacionit të Virgjëreshës së Hvostanska shumë herë është hulumtuar si para dhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe janë gjetur artifakte domethënëse që dëshmojnë rreth kompleksitetit historik të atij lokaliteti-nga bazilikata e hershme ortodokse bizantine e shekullit VI deri në shekullin XIII kur objekti u zgjerua dhe u rindërtua, Virgjëresha Hvostanska mbeti selia Kishës Ortodokse të Arqipeshkvisë së Hvostanska në vitin 1219.

Nga ajo kohë u gjet kambana e çmuar e Rodope me mbishkrim sërb dhe dy antimina (kanavacë për liturgjinë), si dhe mbetjet e kishës trenefëshe, kancelës, tryezës dhe kullës. Rreth këtij monumenti të çmuar egzistojnë të dhëna të shumta në letërsinë mesjetare dhe moderne, sepse qendra e kësaj Arqipeshkvie ishte qendër e rëndësishme kristiane, kulturore dhe arsimore në këtë hapësirë. Në fund të shekullit XVII dhe në fillim të shekullit XVIII ky objekt u shkatërrua nga autoritetet osmane pas përpjekjes së dështuar për çlirimin e Ballkanit nga ushtria austriake.

Prej atëherë Virgjëresha Hvostanska mbeti e rrënuar, por populli sërb besimtar shpesh tubohet dhe i luten Zotit në rrënojat e saja çka vijon edhe sot e kësaj dite.

“Akuzat e Beq Berishës se Kisha jonë përhap urrejtje duke u kujdesur për objektet e veta të shenjta të cilat janë të shënuara si të tilla në ligjet e Kosovës, në vetvete prezanton shprehje e urrejtjes etnike dhe fetare, por edhe tregues se dëmtimi i gardhit rrethues i këtij lokaliteti është pasojë direkte e urrejtjes që po përhapet sistematikisht ndaj KOS dhe objekteve tona shpirtërore e fetare prej të cilave më shumë se 150 janë dëmtuar apo përdhosur pas luftës së vitit 1999 nga ana e ekstremistëve shqiptarë”, thuhet prej Arqipeshkvisë.

Për këtë apelohet që ai lokalitet të mbrohet dhe të shënohet korrektësisht në përputhje me emrin e përcaktuar në Ligjin për Zonat speciale të Mbrojtura.

“Përkundër kësaj egziston mundësia që ajo të ekspozohet ndaj vandalizmit të mëtejshëm dhe revizionizmit historik të kryer nga individë të qeverisë kosovare duke shkelur liritë themelore njerëzore e religjioze që egzistojnë në botën demokratike”, paralajmëron Arqipeshkvia rashko-prizrenase.

Berisha, i cili është edhe kryetar i Këshillit kuvendor për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, dy ditë më parë dënoi ashpër vizitën e peshkopit Theodhos në këtë lokalitet, sepse siç tha ai, “qëllimi parësor i KOS ishte përhapja e shumë të pavërtetave dhe nxitja e urrejtjes në Kosovë”.