Arqipeshkvia rashko-prizrenase: Presim qe institucionet kosovare të lejojnë rregjistrimin e truallit Manastirit të Deçanit

Manastir Visoki Dečani
Burim: Kosovo Online

Arqipeshkvia rashko-prizrenase deklaron se as ajo, as Manastiri i Deçanit, nuk ka kontaktuar askush nga institucionet kosovare në lidhje me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth kthimit të pronave manastirit, ndërsa shprehu pritshmëritë që institucionet në Prishtinë më në fund të bëjnë pjesën e tyre të punës në përputhje me ligjin dhe rregjistrojnë truallin e manastirit në Kadastër.

"As Arqipeshkvinë rashko-prizrenase, as Manastirin e Deçanit, askush nga institucionet kosovare nuk ka kontaktuar në lidhje me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 në lidhje me truallin e Manastirit të Deçanit. Vitet e fundit jemi dëshmitarë të shumë deklaratave të zyrtarëve më të lartë kosovarë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese për truallin e Manastirit të Deçanit pretendohet se nuk është marrë legalisht dhe se nuk mundet të zbatohet dhe rreth saj duhet të ndërmerret ndonjë dialog me Kishën" bëhet e ditur në përgjigjen e Arqipeshkvisë për Kosovo onlajn.

Kujtohet se Arqipeshkvia pas konsultimeve që kanë patur me këshilltarë juridikë dhe në kontakte me shumë përfaqësues ndërkombëtarë në Prishtinë, u janë paraqitur qëndrimet se rreth vendimit në fjalë të Gjykatës Kushtetuese e cila është e detyrueshme dhe përfundimtare (res judicata), nuk mund të ndërmerret asnjë dialog dhe as të bëhet ndonjë marrëveshje pasi kjo është kundër principeve ligjore dhe të gjithë shoqërive demokratike.

Meqenëse komuna e Deçanit prej vitesh ka refuzuar të ushtrojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sikurse thuhet nga Arqipeshkvia, i’u drejtuan Kadastrës qëndrore të Kosovës, e cila ka të drejtën e plotë të regjistrimit të truallit ku automatikisht do të përditësonte statusin kadastral të pronës së manastirit në nivel komunal.

Gjykata Kushtetuese gjithashtu ndërkohë njoftoi se vendimi duhet të zbatohet, theksojnë dhe shtojnë se fatkeqsisht nuk gjetën mirëkuptim as gatishmëri që vendimi të zbatohet as nga ana e kadastrës lokale dhe as nga Kadastra e Kosovës pa asnjë lloj spegimi.

“Rasti ynë vazhdimisht është bartur nga niveli komunal në atë qëndror dhe nga ai qëndror në atë komunal dhe në këtë mënyrë është shmangur me këmbëngulje për 8 vite egzekutimi i vendimit. Për këtë presim që institucionet kosovare më në fund të bëjnë pjesën e tyre të punës në përputhje me ligjin dhe të regjistrojmë truallin tonë në kadastër dhe t'i lëshojnë titull pronësor të rregullt manastirit në përputhje me vendimin e gjykatës. Besojmë se ky do të ishte hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit", thuhet në përgjigje.

Përsa i përket gatishmërisë për dialog me qëllim përmirësimin e jetës dhe zgjidhjes së çështjeve praktike, siç theksohet, Kisha Ortodokse Sërbe ka qenë dhe mbetet gjithmonë e hapur për dialog me të gjithë njerëzit vullnetmirë, çka është treguar me veprime gjatë gjithë këtyre viteve, thuhet nga Arqipeshkvia rashko-prizrenase.