Banori i fshatit Dren: Efektivët e ROSU për pak më shtypën
Burim: Kosovo Online
Banori i fshatit Dren Dejan Obradoviq ka thënë për Kosovo onlajn se mëngjesin e sotëm kur ishte duke i’u bashkuar protestës me bashkëfshatarët e tij, dy xhipa të forcave speciale kosovare me shpejtësi skëterrë, kaluan para tij dhe për pak sa e shtypën.
"Mëngjesin e sotëm në orën 6:20 rrugës në afërsi të shkollës fillore në Dren, dy xhipa të ROSU po qarkullonin me shpejtësi 100 km në orë dhe për pak sa më shtypën. Nuk ndaluan fare erdhën direkt drejt nesh", ka speguar Obradoviq.
Ky i fundit ka thënë se efektivët e ROSU vazhdimisht qarkullojnë dhe vijnë vërdallë e ndërkohë që nuk ka asnjë reagim, madje as prej KFOR-it.
"Kemi kërkuar largimin e policisë, tërheqjen e mjeteve të rënda mekanike që mos të na cënojnë pronat tona. Fëmijët që frekuentojnë shkollën fillore në Dren, mëngjesin e sotëm ishin këtu dhe në këtë kohë, të gjitha forcat e armatosura speciale kaluan me xhipa pranë tyre dhe banesave tona“ ka shtuar Obradoviq.
0 komentet