Blakaj: Vrasje të margjinalizuara të romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve

Drejtori egzekutiv i Fondit për të Drejtat Humanitare Bekim Blakaj ka thënë se se kjo organizatë ka dokumentuar vrasjet e 276 romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve gjatë dhe pas luftës së vitit 1999 por që kjo temë është e margjinalizuar në Kosovë pasi as bashkësia shoqërore dhe as elita politike, nuk janë të interesuara që të flitet për krime ndaj këtyre komuniteteve etnike.
“Fatkeqësisht në Kosovë nuk flitet rreth viktimave rome, ashkalinjve e egjiptiane. Kryesisht shkruhet dhe flitet për vrasjen e shqiptarëve. Veçanërisht komunitetet rome, ashkalinj dhe egjiptianë, janë të margjinalizuar, shkruhet dhe flitet mjaft pak rreth vrasjeve të tyre. Gjithashtu nuk ka ditë të viktimave të romëve në Kosovë. E tillë është situata. Gjithashtu rrallë, nuk mundesh të gjesh monument për romët e vrarë në Kosovë” ka thënë Blakaj për Kosovo onlajn.
Ai sqaron se Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë si pjesë e projektit të Librit të Kujtesës së Kosovës, dokumentoi vrasjet e romëve gjatë dhe pas luftës.
“Nga 13. 535 të vrarë dhe të zhdukur-276 janë romë, ashkalinj dhe egjiptianë. Ata janë vrarë si gjatë dhe pas luftës dhe fatkeqësisht kanë qenë viktima në të dy krahët. Kanë qenë të vrarë dhe të zhdukur dhe nga ana e forcave sërbe e gjithashtu dhe nga ana e shqiptarëve gjatë dhe pas luftës” ka theksuar Blakaj.
Ky i fundit beson se në Kosovë nuk egziston interesim për të folur rreth vrasjes së romëve.
“Shoqëria e veçanërisht elita politike nuk janë përgjithësisht të interesuar që të bëjnë atë narrativë të saktë se kush e di saktësisht kush është vrarë dhe në cilën mënyrë” theksoi Blakaj.
FDH e Kosovës ndjek të gjitha gjyqet për krime lufte në Kosovë, ndërsa Blakaj përmend se deri më tani vetëm katër shqiptarë pjestarë të ish UÇK janë dënuar për vrasjen e një romi.
“Kemi një vendim ndaj katër të pandehurve që janë përgjegjës për vrasjen e një romi. Natyrisht ky është numër fort i vogël” ka thënë Blakaj.
0 komentet