Ligji i vjetër për të huajt, detyrime të reja për sërbët pa dokumente kosovare: Çfarë i pret të gjithëve?

Vodič za boravak na Kosovu
Burim: Kosovo online/Ilustracija

Ligji për të huajt në Kosovë u miratua në vitin 2013, por dispozitat e tij për hyrje-dalje si dhe qëndrimin në Kosovë, së shpejti do të nisin të zbatohen rrigorozisht. Sikurse do të shikohet kjo në praktikë më parë do t’a ndjejnë sërbët pa dokumente kosovare. Ndonëse nga Policia Kosovare konfirmohet se synimi nuk është që dikush të ndëshkohet, por që t’a dijë se "ku është kush", për të njohur me situatën në Kosovë shprehin frikën se qëllimi i fundit i autoriteteve në Prishtinë, do ta ndërlikojë më tej jetën e sërbëve që jetojnë në Kosovë dhe atyre që vijnë këtu për të punuar apo shkolluar.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Qytetarëve në veri të Kosovës këto ditë u janë shpërndarë broshura të Ministrisë së Punëve të Brendshme: "Udhëzues për hyrjen, lëvizjen, qëndrimin dhe punësimin e të huajve në Republikën e Kosovës".

Në broshurë, si dhe në ligj, definohet se i huaj është "çdo person që nuk është shtetas i Republikës së Kosovës".

Në praktikë, sërbët që jetojnë në Kosovë dhe që nuk kanë shtetësi kosovare do të duhet të regjistrohen në polici dhe në gjuhën administrative, "të hyjnë në procedurën e mëtejshme", sesi të marrin leje për të qëndruar më gjatë se tre ditë. E njëjta do të vlejë edhe për ata që vijnë nga Sërbia qëndrore në Kosovë për punë apo studime dhe qëndrojnë më gjatë se tre ditë.

Zëvendëskomandanti i Policisë Kosovare për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Kosovo onlajn se Ligji për të Huajt ka qenë përherë në fuqi por që së shpejti do të nisë zbatimi i tij në pjesën që ka të bëjë me detyrimin për t'u regjistruar në stacionet e policisë në harkun kohor prej tre ditësh pas hyrjes në Kosovë, që të dinë se ku po qëndrojnë.

“Do të flasim me njerëzit dhe njoftojmë të dinë se nga cila ditë duhet të aplikojnë dhe këtë të mund t’a bëjnë në çdo stacion policor ku do të marrin formular", spegon Elshani.

Nëse policia regjistron personat që nuk e kanë përmbushur këtë detyrim, siç thotë më tej, të dhënat e tyre do t'i përcillen policisë kufitare, e cila është e detyruar të lëshojë gjoba.

"Për ne, nuk është e rëndësishme që ne të lëshojmë gjoba, por që njerëzit të vijnë në stacionin policor që të aplikojnë dhe ne të dimë se ku jetojnë dhe ku ndodhen. Pas kësaj, ata mund të shkojnë në Ministrinë e Brendshme për të aplikuar për punë, për universitet, për shkollim, të mund të qëndrojnë më shumë se tre ditë. Ky nuk është problem i madh që të bëhet", konfirmon ndihmëskomandanti i Policisë Kosovare për rajonin e veriut.

Ai sqaron se për qëndrim në Kosovë, jepen leje afatshkurtra, të përkohshme dhe të përhershme.

"Qëndrimi për një vit mund të merret, për shembull, për shkak të shkollimit apo për shkak të punës dhe kjo bëhet përvit e mandej Ministria e Punëve të Brendshme mund të japë qëndrim të përhershëm në Kosovë", thotë Elshani.

Pyetjes nëse profesorëve dhe mjekëve që vijnë në Kosovë për të punuar në ndonjë institucion që është pjesë e sistemit sërb, do t'u njihen çertifikatat e atyre institucioneve për t'u dhënë lejeqëndrimi, Elshani thotë se kjo varet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"Nëse do t'u japin atyre njerëzve leje pune apo leje të përkohshme qëndrimi nuk e di sepse nuk është nën juridiksionin tim, varet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Por, mund të them se askush nuk do të ketë problem për shkak të kësaj nëse mund të qëndrojnë më gjatë se një ditë. Për ne është e rëndësishme që njerëzit të hyjnë në sistem dhe të mësohen se duhet të hyjnë në sistem", thotë ai.

Në rastin kur dikush turistikisht vjen në Kosovë me autobus për të vizituar kishat apo ndonjë vend, sikurse shton, atëherë policia merr informacion përmes komandës në Prishtinë dhe atëherë nuk është problem të qëndrojë në Kosovë për një javë dhe kur dikush vjen individualisht në ndonjë hotel, atëherë, sipas fjalëve të tij, është detyrë e pronarit të hotelit të informojë policinë në afatin kohor dy ditor.

Ajo çka i pret qytetarët sërb pa dokumente kosovare kur Ligji për të Huajt të jetë "në zbatim të plotë", sipas kënvështrimit të Aleksandar Rapajiq drejtor programues i OJQ Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike nga Mitrovica e Veriut, nuk janë formalitete, por probleme.

Ai madje beson se vendimi i marrë nga autoritetet kosovare, është bërë të krijojë sa më shumë probleme.

Sikurse thotë, egziston numër i madh njerëzish që jetojnë në Kosovë me dokumente sërbe dhe që për arsye të ndryshme administrative, nuk arrijnë të marrin dokumente kosovare.

"Institucionet kosovare nuk do t'i pranojnë dokumentet e tyre të lëshuara me adresa në territorin e Kosovës dhe nga ana tjetër, ata nuk kanë dokumente të tjera me të cilat të aplikojnë. Ky është një problem. Problemi tjetër ka të bëjë me numrin e madh të njerëzve që vijnë dhe punojnë këtu. Veçanërisht është në rrezik fakulteti sepse numër i madh profesorësh, asistentësh madje numër i madh studentësh vijnë nga territori i Sërbisë qëndrore. Nëse studentët japin vendbanimin e tyre në konvikt, ato çertifikata nuk do të vlejnë ndaj dimë që institucionet kosovare nuk pranojnë dokumente të lëshuara nga Republika e Sërbisë", thotë Rapajiq për Kosovo onlajn për komplikimet e mundshme.

Ai thotë se nuk është rastësi që vendimi do nisë të zbatohet tani, pas verës.

"Imagjinoni sikur të gjithë ata shqiptarë që vijnë nga jashtë gjatë verës t’u kërkohej të aplikojnë në polici pas tre ditësh dhe të rregullojnë dokumentacionin. Institucionet pritën që të kalonte kjo valë e diasporës shqiptare dhe tani, kur duhet të vijnë studentët sërbë dhe kur duhet të vijnë dhe njerëz nga Sërbia, zbatohet kjo masë. Mendoj se ka për synim enkas studentët dhe fakultetit që të pakësojnë numrin e njerëzve që do të vijnë", thotë bashkëbiseduesi ynë.

Shumë njerëz sipas fjalëve të tij, prej vitesh kanë tentuar të zgjidhin problemet me dokumentet. "Nuk është fjala tek kjo se ata nuk dëshirojnë të marrin dokumentet kosovare. Ata si pasojë e disa pengesave administrative dhe problemeve që krijojnë institucionet, nuk mund t'i marrin dokumentet, kështu që tani nuk kanë asgjë tjetër për të bërë veç asaj që kanë tentuar. Dhe kur është fjala për njerëzit që vijnë nga jashtë, vetëm dimë që duhet të informojnë stacionin policor dhe prej andej do të përcjellin procedurën e mëtejshme, por që ende nuk e dimë se cila është procedura e mëtejshme", thotë Rapajiq.

Ligji për të huajt, përcakton se në Kosovë egzistojnë tri lloje qëndrimi-afatshkurtër, i përkohshëm dhe i përhershëm. Qëndrimi i përkohshëm i miratohet të huajit që banon ose synon të banojë në territorin e Kosovës me synim bashkim familjar, arsimit të mesëm apo të lartë, kryerjes së kërkimeve shkencore, arsye humanitare, punësimit dhe punësimit të punonjësve në dispozicion.

Leja e qëndrimit të përkohshëm miratohet për një periudhë deri në një vit dhe kërkesa për zgjatjen e saj duhet të paraqitet jo më vonë se 30 ditë para skadimit të asaj egzistuese.

Një nga kushtet për lëshimin e leje qëndrimit të përkohshëm, është që i huaji "të mos paraqesë rrezikshmëri për sigurinë kombëtare, rendin publik ose shëndetin publik".

Më shumë, autoritetet prishtinase sipas vlerësimit të Stefan Surliqit docent në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, do të godasin njerëzit që jetojnë “në dy zona të ndryshme“.

“Kemi njerëz që jetojnë në Sërbinë qëndrore, ndërsa punojnë, për shembull në Universitetin e Prishtines me seli të përkohshme në Mitrovicë, dhe shumë institucione të tjera që thjesht kanë njerëz që jetojnë në dy zona të ndryshme, mendoj se ata janë të prekur nga kjo dhe do të goditen familja e më gjerë, të afërmit, miqtë që nuk kanë jetuar në Kosovë që nga lufta, por vijnë dhe vizitojnë të afërmit e tyre. Mund të imagjinojmë hipotetikisht situatë festash në të cilën, nëse qëndrojnë më shumë se tre ditë, duhet të kalojnë përmes procedurash raportuese, regjistrimit dhe eventualisht të paguajnë gjoba, nëse nuk e bëjnë këtë", thotë Surliq për Kosovo Onlajn.

Ndonëse ka opinion se askush nuk i shpëton regjistrimi të tillë, vëren se diskutimi i kësaj çështjeje, pra statusit të të huajve, ka konotacion negativ në momentin kur "po hapen dhe histori për arsimin dhe shëndetësinë".

E gjitha, beson ai, ka qenë përgatitur me idenë se ky është problem sigurie.

"Ajo çka mundëm të dëgjonim nga përfaqësuesit e policisë, është se ata nuk kanë asnjë informacion se kush hyn dhe del nga veriu i Kosovës, se është problem i madh sigurie për ta dhe në gjurmën e gjithë kësaj çka Sveçla dhe të tjerët kanë thënë muajt e fundit, është se kjo ide ka për synim sesi të kemi regjistrim plotësisht të pastër dhe të qartë të atyre që hyjnë, dalin dhe ata që jetojnë në territorin e katër komunave me shumicë sërbe në veri të Kosovës", thekson Surliq.

Në situatë paradoksale, thotë ai, do të gjenden dhe sërbët e Kosovës që nuk dëshirojnë dokumente kosovare sepse do të trajtohen si të huaj.

Edhe pse përqindje e konsiderueshme e popullsisë i ka marrë dokumentet kosovare megjithëse përqindja e sërbëve që nuk i kanë ato është më e vogël, është ende relevante, thotë ai.

"Egzistojnë njerëz që nuk dëshirojnë dokumente kosovare, që jetojnë në Kosovë, kanë jetuar gjatë gjithë kohës dhe sigurisht që tani vijnë në situatën paradoksale që të trajtohen si të huaj dhe ndoshta të paguajnë gjoba nëse nuk duan të zbatojnë vendimin e fundit të Prishtinës", thekson ai.

Surliq ka mendimin se e gjithë kjo temë me të vërtetë mund të bëhet subjekt i dialogut dhe marrëveshjes.  

“Kur shikon gjenezën e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme që kishin të bënin me normalizimin e marrëdhënieve, përherë në qendër të vëmendjes ka qenë ideja se sërbët mund të jetojnë "në dy botë" dhe se, pavarësisht mosmarrëveshjes për statusin mes Beogradit dhe Prishtinës, t'u mundësohej liria e lëvizjes, si dhe se sërbëve që jetojnë në Kosovë nuk duhet t'u kërkohet që statusi i tyre të definohet absolutisht në gjithçka, nëse statusi i Kosovës në nivel ndërkombëtar nuk është zgjidhur deri në fund” thekson ai.

Nga këndvështrimi i analistit politik Nexhmedin Spahiu, deklaratat nga Policia Kosovare janë proçedurë e zakonshme për çdo të huaj që vjen në Kosovë, por njëkohësisht thotë se kjo do të thotë se sërbët që nuk kanë ende letërnjoftime kosovare, do të detyrohen që ose t’a refuzojnë ose të konsiderohen si të huaj.

Kjo çështje sikurse beson, duhet të zgjidhet juridikisht.  

“Të gjithë ata që janë përfaqësues legalë të sërbëve në Kosovë duhet ta ngrenë këtë çështje, ministri Rashiq, deputetët në Kuvend... Përse janë përfaqësues të sërbëve në institucionet kosovare? Për të zgjidhur çështje të tilla.

Nuk mundet që qytetari të jetë viktimë e ndonjë keqkuptimi administrativ apo ndonjë boshllëku administrativ që ekziston në ligje apo dispozita” konkludon Spahiu.

Derisa të plotësohen boshllëqet eventuale administrative, ligji në fuqi thotë se "i huaj konsiderohet ai që qëndron ilegalisht në territorin e Kosovës" kur nuk posedon vizën e nevojshme, nëse ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës ose nuk ka leje qëndrimi...