Delleviq: Gjykata nuk i pranoi argumentet tona, do të insistojmë që Kurtajit të gjykohet për tentativë vrasje

Miloš Delević
Burim: Kosovo Online

Avokati Millosh Delleviq, i cili përfaqëson dy të rinjtë nga Gotovusha, të cilët u plagosën nga Azem Kurtaj, pjesëtar i FKS-së, ditën e Buzmit, theksoi se ishin kundër zëvendësimit të masës së paraburgimit ndaj Kurtajit me arrest shtëpiak, por gjykata nuk i kishte marrë parasysh arsyet e tyre se ishte një krim i rëndë dhe se publiku ishte i shqetësuar.

Delleviq ka thënë për Kosovo online se sot është mbajtur seanca e parë kundër të pandehurit Azem Kurtaj dhe ka theksuar se Kurtaji nuk e ka pranuar fajësinë për dy krimet që i ngarkohen – shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorimi i armëve.

“Avokati i tij mbrojtës ka propozuar ndryshimin e masës së arrestit në arrest shtëpiak dhe gjykata e ka miratuar. Ne e kundërshtuam, por gjykata nuk pranoi arsyet tona se ishte një krim i rëndë dhe se publiku ishte i shqetësuar”, thotë Delleviq.

Sipas fjalëve të tij, tani është duke ardhur faza e shqyrtimit të aktakuzës dhe prezantimit të provave. 

“Do të insistojmë deri në përfundim të procedimit që prokurori ta rikualifikojë veprën si vepër e rëndë e vrasjes së mbetur në tentativë. Vendimi i takon gjykatës, gjykata nuk është e obliguar me kualifikimin në aktakuzë dhe presim që ta dënojmë për vrasje të rëndë në tentativë”, tha Delleviq.

Në ditën e Buzmit, një djalë serb dhe një i ri u plagosën në Gotovushë kur po ktheheshin në shtëpi nga prerja e buzmeve dhe Azem Kurtaj ka qëlluar në drejtim të tyre nga makina.

Me atë rast njëri është plagosur në dorë, ndërsa tjetri ka marrë plagë me armë zjarri në shpatull.

Kurtaji u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas u arrestua.