Eparhia e Rashkës dhe Prizrenit: Përfaqësuesit ndërkombëtar të ndalojnë valën e re të presioneve ndaj popullit tonë
Nën dritën e ngjarjeve të fundit në Kosovë dhe Metohi, veçanërisht në veri të Kosovës dhe Metohisë, si dhe në Hoçën e Madhe, çdo ditë informohemi prej besimtarëve tanë me ngjarje shqetësuese pasi presioni nga autoritetet e Kosovës mbi popullin tonë sa vjen e po rritet ndjeshëm. Si kishë e cila prej shekujsh ka qëndruar pranë popullit të vet në këto troje, nuk mundemi të qëndrojmë indiferent karshi ushtrimit të masave që shkaktojnë mosbesim dhe tension ndëretnik dhe akoma më tepër mund shkakotjnë eksod të popullit tonë thuhet në deklaratën e Eparhisë së Rashkës dhe Prizrenit.
Siç bëhet e ditur "kjo lloj situate mund të çojë në një përshkallëzim të dhunës, nga e cila nuk përfiton askush".
"Apelojmë tek institucionet e Kosovës të tregojnë përmbajtje dhe ndjeshmëri pasi problemet politike dhe juridike nuk mund të zgjidhen me demonstrim të forcës ndaj popullit sërb, veçanërisht në zonat si Hoça e Madhe, ku serbët në 23 vitet e fundit po mbijetojnë në geto. Në të njëjtën kohë, presim që përfaqësuesit ndërkombëtarë të bëjnë gjithçka që është në autoritetin e tyre për të ndalur valën e fundit të presionit ndaj popullit tonë të cilët veprimeve të ndërmarra nga institucionet e Kosovës, perceptohen si kërcënim direkt ndaj tyre për të pamundësuar jetesën në këto troje", thuhet në deklaratë.
Eparhia e Rashkës dhe Prizrenit shpreh shqetësimin e thellë se "marrëdhëniet ndëretnike dhe besimi në Kosovë e Metohi janë në nivelin më të ulët në njëzet vitet e fundit duke apeluar për paqe dhe vetëpërmbajtje".
"Të gjitha problemet ekzistuese duhet të zgjidhen pa tensione etnike dhe përshkallëzim të mundshëm të dhunës, gjë që është e papranueshme dhe mund të ketë pasoja mjaft negative", thuhet në fund të deklaratës.
komentet