Hovenier: Në këtë moment nuk egzistojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës

Džefri Hovenijer
Burim: Klan Kosova

Ambasadori amerikan në Kosovë Xhefri Hovenier u shpreh se SHBA dënon ata që përdorën dhunë gjatë incidenteve të një dite më parë në veri të Kosovës duke shprehur shqetësim edhe për zgjedhjet e ardhshme.

Në llogarinë e tij në Tviter, ambasadori amerikan deklaroi se rrezikimi i jetëve përmes përdorimit të dhunës, frikës dhe eksplozivëve, nuk është mënyrë për të protestuar.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë personat që ushtruan dhunë përmes incidenteve një ditë më parë në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe frikës përfshirë këtu dhe përdorimin e mjeteve shpërthyese dhe rrezikimin e jetëve, nuk është kurrë në asnjë rrethanë metodë e përshtatshme për të protestuar. SHBA është e shqetësuar pasi në rrethanat aktuale nuk egzistojnë kushtet për organizimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës deri në fund të këtij muaji.

Siguria dhe mbrojtja e gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioritet maksimal. Kërkojmë përmbajtje nga të gjitha palët e përfshira”-ka thënë Hovenier.