Familjet e të rrëmbyerve dhe të zhdukurve: Tre vjet asnjë ndryshim, Beogradi dhe Prishtina të përmbushin ato që premtuan
Qendra burimore për personat e zhdukur ka organizuar sot me rastin e 27 prillit ditës kombëtare të viktimave të zhdukur forcërisht, konferencën në të cilën kanë qenë pjestarë të familjeve të të zhdukurve nga Kosova dhe Sërbia duke theksuar se koha mbaroi dhe Beogradi e Prishtina të ulen në tryezë dhe të nisin zgjidhjen e këtij problemi.
Pjesmarrësit në konferencë i përcollën kërkesa dhe rekomandime organeve kompetente që të vijojnë me procesin e gjetjes së të humburve dhe të rrëmbyerve ku në vitet e fundit pothuajse është lënë pas dore.
Bajram Qerkinaj nga Qendra e Personave të Zhdukur në Prishtinë ka thënë se synimi i takimit të sotshëm është t’u përcjellë apel Beogradit dhe Prishtinës të përmbushin ato çkanë premtuar.
“Sipas mendimit tim, nevojitet aktivitet dhe t’u përcjellim apele Beogradit dhe Prishtinës të realizojnë ato çfarë kanë premtuar që çështja e të zhdukurve të jetë pjesë e dialogut në Bruksel që kjo të jetë temë e parë e rendit të ditës. Erdhi 2 maji kur nënshkruan dhe u marrëveshuan që do të n’a jepnin përgjigje. Fatkeqësisht asnjë hap nuk është bërë prej tri vitesh. U kujtojmë atyre njerëzve që i ka zënë gjumi dhe që merren veçse me politikë dhe me asgjë nga ato që kanë premtuar, që kjo do të jetë çështje humanitare. Nuk kemi asnjë informacion dhe me dhimbje e ndjekim, për 25 vite nuk kemi kurrëfarë informate rreth të dashurve tanë. Nuk na intereson politika, dëshirojmë të vërtetën", ka thënë Qerkini.
Gordana Gjikanoviq nga Shoqata e të Zhdukurve "Viktimat kosovare" me qendër në Beograd, thekson se Grupi i Punës për personat e zhdukur nuk është mbledhur përgjatë tri viteve.
"Jam pjestare e familjeve të të gjitha komuniteteve etnike të cilat tentojnë të kenë fjalën e vërtetë dhe mendim të vërtetë që do t’u përgjigjen si qeverive në Beograd dhe Prishtinë apo dhe bashkësisë ndërkombëtare, që fillimisht ky proces i të zhdukurve të shkrihet i cili është ndalur prej tri vitesh dhe të aktualizohet. Ne dallojmë nga të tjerët sepse ne politika nuk na intereson, megjithëse pa politikë ky problem nuk mund të zgjidhet. Varet nga ata kur do të zgjidhet ky problem dhe kur do të dakordësohen. Ajo çka është e papranueshme, është që Grupi i Punës nuk u mblodh për tre vjet. Kjo përkthehet se për tre vite askush person i zhdukur nuk u identifikua. Ne jemi sot këtu që së bashku të kremtojmë ditën e të zhdukurve në Kosovë. Këtu jemi për t’u përcjellë edhe një herë apel, t‘i lutemi, t‘i kërkojmë që të merren parasysh të gjithë ato çështjet e personave të zhdukur“ ka thënë Gjikanoviq.
0 komentet