Fëmijë, mësues dhe banorë të Rahovecit e pastruan muralin me imazhin e Gjokoviqit

Novak Đoković
Burim: Kosovo Online

Nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme lokale, së bashku me mësues dhe banorë të Rahovecit, u organizuan për të pastruar muralin me imazhin e Novak Gjokoviqit, i cili mbrëmë ishte lyer me bojë të bardhë nga autorë të panjohur.

Marko Stashiq, anëtar i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Rahovecit, në lidhje me shkatërrimin e muralit me imazhin e Gjokoviqit tha se rasti është raportuar në polici, por nuk beson se do të zgjidhet diçka.

“Ky është edhe një incident i serisë, sulm ndaj serbëve, nga të shtënat, vjedhjet, nuk e di çfarë tjetër. Kemi pasur edhe grabitje në fshat, ka ardhur policia, por asgjë nuk është zbardhur. Rastin e kemi raportuar në policia, ka kamera, por nuk presim qe diçka te zgjidhet. Nuk shoh asnjë arsye pse dikush duhet të shqetësohet nga një sportist që është më i miri në botë, nuk është kriminel lufte, dikush shqetësohet nga fakti se ai është i pari në botë dhe se është serb”, tha Stashiq.


Ollivera Radiq, banore e Rahovecit, thotë se murali me imazhin e Novak Gjokoviqit është simbol i lirisë, si për vendasit ashtu edhe për të rinjtë e fshatit dhe dikush u përpoq ta shkatërrojë.

"Novak fitoi për të gjithë ne. Novak është sportist, nuk është politikan, nuk duhet të shqetësojë askush.  Ai është simboli ynë këtu, fëmijët e duan, ne brohorasim për të. Kjo murale ishte simbol i lirisë për ne. Ata që e shkatërruan, u përpoqën ta shkatërrojnë ëndrrën e lirisë, por dështuan. Ne do ta pastrojmë muralin dhe do të shkëlqejë në të njëjtin vend ku është", tha Radiq.


Drejtoresha e Gjimnazit në Rahovec, Dobrilla Vitosheviq, e cila sot erdhi me nxënësit për të pastruar muralin, tha se murali me imazhin e Gjokoviqit i shqetëson vetëm ata që nuk kuptojnë sport.

"Të gjithë e adhurojnë Novakun. Të gjithë e shikojnë dhe e admirojnë. Dhe kjo shqetëson dikë që nuk e kupton sportin, konkurrencën, punën e palodhur, jetën e përkushtuar në detaje për një qëllim, një qëllim të mirë", tha Vitosheviq.


Muralja është pikturuar në mars të vitit të kaluar dhe pranë saj ishte shkruar një mesazh në italisht dhe serbisht: "Nuk ka kthim prapa, as për të kapur vrap".

Pikturimi i muralit të Novak Gjokoviqit në Rahovec ishte fillimi i projektit "Ngjyra në ajër", i cili u iniciua nga organizata "Amici di Deçani" në bashkëpunim me artistin Millan Millosavljeviq.