Gjurçevski: Dikush luan me zjarrin, nevojitet aksion urgjent rajonal për grumbullimin e armëve ilegale

Ljubomir Gjurčevski
Burim: Kosovo Online

Esksperti i fushës së sigurisë nga Shkupi Ljubomir Gjurçevski paralajmëron se ngjarja tragjike në Cetinjë tregoi edhe një herë në urgjencën e grumbullimit të armëve ilegale në përdorim të qytetarëve në nivel rajonal, ndërsa mosbërjen e këtyre nismave, ngrejnë dyshime se këto armë po “ruhen” për disa sfida të reja të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Për mua si ekspert i sigurisë, është shqetësuese dhe lë vend për dyshim se dikush mund të luajë me zjarrin dhe se përgatitet për disa kriza sigurie në këto hapësira në vend që të ndërmarrë nisma në të cilën do të grumbulloheshin të gjitha armët ilegale nga duart e qytetarëve, pra grupeve kriminale”, ka thënë Gjurçevski për Kosovo onlajn.

Ky i fundit beson se ky aksion duhet të bëhet nën mbështetjen e BE dhe SHBA.

“Nëse ata janë partnerë strategjikë, atëherë jepni këtë çështje të armëve ilegale që janë në sasi të mëdha. Mund të grumbulloni karvan të madh dhe t’a çoni në Ukrainë. Na duhet urgjentisht ky veprim që derimë tani është konsideruar” tha Gjurçevski për Kosovo Onlajn.

Ai bën të ditur se kur është fjala rreth Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për lloje të ndryshme armësh dhe kjo ilustrohet me të dhënat rreth armëve që u gjendën në rajonin e Haraçinës.

“U gjetën raketahedhës, RPG, mortaja... Bëhet fjalë për armë të kalibrit 82 mm, çka janë mjaft të rrezikshme. U gjetën dhe mina tankesh edhe kundërtanke, pra gjithçka lloj armësh të formacionit ushtarak” thekson Gjurçevski.

Në Ballkanin Perëndimor, paralajmëron ai, egziston "sasi e madhe" armësh ilegale që kanë mbetur pas konflikteve të armatosura që përfunduan në 2001.

“Nëse flasim për armët ilegale në rajon, ato janë në sasi të mëdha dhe ndodhen në duart e qytetarëve në mbarë rajonin, mund të flasim edhe për Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë, Sërbinë, Shqipërinë etj. Sidomos pas gjithë atyre aksioneve ushtarake që na ndodhën deri në vitin 2001. Atëherë një numër i madh i armëve, pra ato çka në zhargon i quajmë armët e formacionit, si pushkët me tyta ovale, pushkët automatike, mbetën në duart e qytetarëve ose në duart e të gjithë atyre që morën pjesë në të gjitha ato operacione luftarake” thotë Gjurçevski.

Ky i fundit beson se të gjitha veprimet e deritanishme që lindën për grumbullimin e tyre, nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme dhe se pasojat kanë patur zhvillime tragjike, si ajo e Cetinjes më 1 janar apo në Beograd në vitin 2023.

“Mendoj se e gjithë kjo ishte farsë që tani po e paguajmë shumë shtrenjtë, duke pasur parasysh se disa nga ato armë, janë në dispozicion të të miturve, si dhe armë që qytetarët i zotërojnë me leje. Ky është rasti i shkollës fillore “Ribnikar” në Beograd, rast ku babai zotëronte armë me leje, por i’a kishte vënë në dispozicion fëmijës së mitur nën 14 vjeç, ndërsa u vranë nëntë të rinj. Sikurse dhe ajo që ndodhi në Mal të Zi. Fjala është për person madhor që mund të ketë shprehur frustrimet e tij që kaluan debatin. Por vendimi për përdorimin e armës së zjarrit sërish lidhet me gjendjen e tij psikologjike” thekson ky ekspert.

Ai beson se problemi qëndron dhe në faktin se popujve të Ballkanit Perëndimor u pëlqen të zotërojnë armë dhe se kjo është pjesë e "traditës familjare".

“Ndaj paralajmëroj se duhet të përkujdesemi që këto armë të paktën të mos jenë në dispozicion tek të miturit dhe fëmijët, duke qenë se mund të na ndodhin ngjarje të pakëndshme” thotë Gjurçevski.

Ky i fundit paralajmëron dhe faktin se problem për rajonin janë dhe grupet e krimit të organizuar.

“Nëse shikojmë statistikat e prokurorisë publike dhe policisë, do të vëmë re se në periudhën pas vitit 2001, si vit kritik për përfundimin e konflikteve ushtarake në Ballkan, do të shikojmë se kemi gati 150-160 deri në 200 vrasje nga grupe të organizuara në përleshje për zotërim territorial.

Duke filluar nga Kroacia, Bosnja... i shihni të gjitha këto të shtëna brenda mafies sërbe, në nëntokën kosovare, në atë maqedonase. Në Mal të Zi kemi pasur edhe vrasjen e ish-drejtorit të policisë malazeze” kujton Gjurçevski.

Zgjidhjen ai e shikon tek miratimi urgjent i ligjeve që do të rregullonin dhe kufizonin drastikisht mundësinë e qytetarëve për të zotëruar armë zjarri.

“Duhet të na bëhet qartësisht e pastër si kristali se një pjesë shumë e vogël e vrasjeve, nga ato të tmerrshme dhe të dhunshme në të shtënat nga grupet e krimit të organizuar, kryhen me armë zjarri që zotërohen legalisht. Këto armë më shpesh përdoren në krimet e përgjakshme të shkaktuara nga marrëdhëniet pronësore-juridike, trashëgimitë, mosmarrëveshjet familjare... Përdoren pushkët e gjahut, ato armë që zotërohen me leje” spegon ky analist.

Parandalimi i tragjedive të tilla duhet të fillojë nga familja, por edhe në përfshirjen e pedagogëve të shkollave dhe sociologëve që duhet të punojnë me fëmijët.

“Duhet t'i kushtojnë vëmendje dhe tek dëmtueshmëria e rrjeteve sociale, dhunës që paraqitet në to, të përmirësojnë punën edukativo-arsimore me fëmijët dhe të miturit, t'u themi të gjitha këto situata. Por sërish them se faktori kyç është familja, faktori i ushqyerjes së fëmijëve nga rreziqet e armëve të zjarrit dhe krijimi i urrejtjes, këtu mendoj tek reciprokja, bashkëmoshatare, ndëretnike, ndërkonfesionale, ndërfetare...”, preçizon Gjurçevski.

Masat parandaluese, shton ai, do të nënkuptonin dhe përfshirjen e ministrive përkatëse.

“Kjo do të ishte një sërë masash parandaluese që duhet të marrë Ministria e Arsimit, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, për shkak të familjes dhe statusit, gjendjes sociale të disa fëmijëve. Varfëria është një nga faktorët e rritjes së krimit. Për të gjitha këto duhet të merren në konsideratë dhe të bëhet program strategjik rajonal në të cilën do të ndërtoheshin masa të barabarta në të gjitha fushat. Të gjithë flasim për kufij të hapur, bashkim, kontakt të ndërsjelltë, zhvillim ekonomik... Hajde bashkarisht të punojmë në grumbullimin e armëve të zjarrit dhe edukimin e fëmijëve, përmirësimin e sistemit arsimor dhe politikave sociale” ka thënë Gjurçevski.