Igumeni i Manastirit Devina Voda deportohet nga Kosova pa spegim

Iguman manastira Devina voda Fotije
Burim: Eparhija raško-prizrenska

Igumeni i Manastirit Devina Voda, afër Zveçanit, Foti, është dëbuar sot nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, përmes procedurës urgjente nga ana e policisë kosovare pa sqarime, ka bërë të ditur Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase e cila e dënoi ashpër këtë procedurë. duke theksuar se bëhet fjalë për dëbim brutal dhe arbitrar të një zyrtari kishtar, çka praktikisht filloi përndjekja e hapur të klerit dhe murgjve të KOS nga Kosova.

At Foti ka lindur në vitin 1981 në Shkup, ndërsa në Arqipeshkvinë rashko-prizrenase të KOS ndodhet prej vitit 2004. Deri në vitin 2009 shërbeu pranë manastirit të Sopoçanit dhe të Graçanicës, ku kaloi pjesën më të madhe të kohës dhe atë vit u emërua drejtues i manastirit Devina voda afër Zveçanit, ku prej atëherë banon prej 13 vjetësh duke kryer detyrat e tij monakike.

Siç thuhet në deklaratën e Arqipeshkvisë, ai në përputhje me ligjet kosovare, si shtetas i Maqedonisë së Veriut, ashtu sikurse dhe klerikët e tjerë që nuk kanë dokumente kosovare, ka aplikuar në pesë vitet e fundit çdo vit për leje qëndrimi.

Theksohet se rregullisht dhe pa asnjë problem i ka zgjatur lejen e qëndrimit dhe rreth 10 ditë më parë kaloi me sukses testin e emigracionit të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ndërsa sot është dashur të marrë letërnjoftim të përkohshëm kosovar me leje qëndrimi për pesë vitet e ardhshme.

“At Foti ashtu sikurse personat e tjerë kishtarë të Arqipeshkvisë sonë të cilët aplikojnë për dokumentet kosovare, këtë procedurë e kalojnë nën koordinim të ekipit monitorues të OSBE, përfaqësuesit e të cilit kanë qenë të pranishëm gjatë ngjarjes së sotme. Ai banon përherë në manastirin e Devina Voda, ndonëse adresën e regjistrimit e ka në Arqipeshkvinë e Prizrenit, sepse dikur ishte informuar se 'Kosova veriore nuk është në sistem' dhe se nuk mund të aplikonte për dokumente kosovare prej adresës së tij ku jeton” thuhet nga Arqipeshkvia.

Megjithatë sot kur duhej të merrte leje të re me letërnjoftim, i’u tha pa spegim se kërkesa i ishte refuzuar.

“Për më tepër, ndonëse ka pasur leje qëndrimi të miratuar më herët deri më 11 nëntor, atij i është thënë se duhet të shkojë menjëherë në paraburgim si dhe se do të deportohet nga Kosova dhe se të gjitha aplikimet e mëhershme dhe lejet e qëndrimit në Kosovë anulohet dhe se qëndrimi i tij i mëtejshëm në Kosovë, do të ishte ilegal. Në dokumentin që i është dorëzuar, janë cituar nenet të ligjit që kanë të bëjnë me “arsye të sigurisë kombëtare” pa treguar asnjë përgjegjësi penale apo përgjegjësi tjetër, pasi At Foti nuk ka pasur asnjë problem të këtij lloji” shtohet në deklaratë.

Theksohet edhe se në një situatë jashtëzakonisht të pakëndshme presioni, ishte i detyruar të nënshkruajë dokumentet që i janë dorëzuar (teksti për refuzimin e kërkesës dhe teksti për heqjen e të drejtës për qëndrim të mëtejshëm).

“Dokumentet i janë dhënë në shqip dhe më pas i janë përkthyer. Pas kësaj, u kontrollua me duart në mur dhe i’u bë e ditur se nëse dëshironte të shmangte paraburgimin, pas së cilës do të ishte me siguri pa të drejtë qëndrimi, ai mund të dëbohej menjëherë pa u kapur zyrtarisht. Lutjes së Arqipeshkvisë përveç përfaqësuesit të OSBE, në vendngjarje erdhi edhe përfaqësuesi i EULEKS i cili ka fotografuar dokumentet dhe tentoi të merrte spegime për arsyet e vërteta të deportimit, por atij i është thënë se për At Fotin bëhet fjalë për “arsye të sigurisë kombëtare” pa asnjë detaj” thekson Arqipeshkvia.

Pasi praktikisht ishte i detyruar të pranonte deportimin, At Fotit i’u konfiskua përkohësisht pasaporta e Maqedonisë së Veriut dhe celulari, ndërsa automjeti i tij i parkuar para ndërtesës, u kontrollua imtësisht çka të cilën e pa dhe përfaqësuesi i EULEKS dhe më pas u largua nën mbikqyrjen policore deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut, ku i është kthyer pasaporta dhe telefoni.

I’u pamundësua të shkonte në manastirin e tij dhe të merrte sendet personale dhe u deportua praktikisht brenda pak orësh pasi i’u bë e ditur se nuk lejohej të qëndronte në Kosovë.

Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase shprehu protestën më të ashpër lidhur me këtë ngjarje, që thonë se është e paprecedentë, në të cilën një klerik shumëvjeçar i Arqipeshkvisë i cili ka më shumë se 13 vjet që ndodhet në Kosovë pa ndonjë spegim të qartë, është dëbuar me apelim për të mos u kthyer më në Kosovë për pesë vitet e ardhshme dhe anulimin e të gjitha lejeve të mëparshme të qëndrimit.

“Këtu bëhet fjalë për dëbimin brutal, arbitrar dhe jashtëgjyqësor të një personi kishtar nga Kosova, të cilit i’u pamundësua kryerja e misionit të tij kishtar, çka është shembull i hapur i shkeljes së të drejtave të njeriut dhe besimit, veçanërisht duke pasur parasysh ligjin për lirinë fetare në Kosovë, neni 7A.3 në të cilin thuhet se “nuk do të ketë ndalim arbitrar të hyrjes apo qëndrimit në Kosovë për priftërinjtë, kandidatët dhe klerikë, murgjit, murgeshat dhe vizitorët”. Kjo pjesë e ligjit normalisht ka të bëjë me aspekte të caktuara të veprimtarisë së KOS në Kosovë”, thuhet prej Arqipeshkvisë.

Kujtohet se shembull të ngjashëm të përpjekjes për dëbimin e murgjve ka pasur disa vite më parë çka u zgjidh me ndërhyrjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Nga Arqipeshkvia thuhet se ky rast është persekutim i hapur në baza nacionale e fetare nën shkeljen e të drejtës së besimit, ku do të informohet zyrtarisht BE, Euleks, ambasadorë të vendeve të Pesëshes por dhe organizata ndërkombëtare të cilat merren me garantimin e të drejtës së besimit dhe të drejtave të njeriut.

“Me këtë akt brutal, institucionet kosovare pa dhënë ndonjë arsye konkrete, pamundësuan funksionimin e manastirit ku shërbente At Foti dhe praktikisht filluan persekutimin e hapur të klerit dhe murgjve të KOS nga Kosova e Metohia, çka është e papranueshme dhe përkeqëson shumë herë gjendjen ndëretnike dhe ndërfetare në hapësirën e Kosovës e Metohisë” përmbyllet deklarata e Arqipeshkvisë rashko-prizrenase.